|
|
|
|
Pol Babi Modeli Dhe Protagonisti i Big Brother Albania By Gentii
|
|
Disa syresh që pothuajse numërohen me gishta, kanë krijuar një grup të vogël, brenda të cilit qarkullojnë edhe ofertat më të fundit. Jo vetëm për të bërë ca ecejake në skenë, por edhe për të siguruar një buxhet, sadopak qoftë ai për të përmbushur kërkesat që ai ka. I duhet të investojë fort për lookun e tij, por jo dhe aq mjaftueshëm, pasi tregu tashmë njihet. “Përpiqem të bëj sa mundem vetë. Flokët dhe veshjet, janë totalisht kombinimet e mia. Kujdesem normalisht çdo ditë, për të qenë sportiv në mëngjes, kur jam në shkollë, ndërsa në mbrëmje tentoj të zgjedh mes të qenit casual dhe klasik”-pohon Pol. Edhe pse krahasuar me kolegët, ka arritur të mbledhë frytet e punës dhe sharmit të tij brenda një kohe shumë të shkurtër, Tirana, nuk është vendi ideal për të bërë karrierë. Milano është vendi i preferuar për modelin e ri. Mosha po ikën dhe realisht në këtë pikë duhet të ishte i përfshirë fuqishëm në tregun e modës, por këto janë hapësirat që ofron tregu. Nuk do të lërë pa provuar edhe këtë mundësi. Milano vazhdon ta tundojë. Verën që vjen do të sakrifikojë duke lundruar drejt Italisë për të provuar shansin e tij, edhe pse i bindur pohon se është e vështirë. Pasioni për modën që e ka shoqëruar që në moshë të vogël nuk e ndal kollaj. Për më tepër prindërit nuk i kanë kursyer gjë. E ëma nuk mungon në asnjë sfilatë dhe shpesh e inkurajon për të ecur më tej. Padyshim edhe për një tentativë drejt pasarelave milaneze.
|
|
***************************************************************************
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf. ***************************************************************************
|
| Rate this file (No vote yet) |

|

|

|

|

|

|