|
|
|
|
ALBANI ME TEDASHUREN ETI TOP MODEL OF THE YEAR 08 ARITA . KOSOVARJA NE FAQETPAR KJO FOTO ISH
|
|
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.
|
| Rate this file (current rating : 4.4 / 5 with 8 votes) |

|

|

|

|

|

|
Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl). Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët.
Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. Ajo do të bënte dhe një koncert në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Elbasan, së bashku me grupin “Preluders”, lidere e së cilës ishte. Muzikali “Chicago” ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme në jetën e saj profesionale, që e lidhi akoma më tepër më skenën shqiptare.
Pas këtyre sukseseve që kanë një lidhje ekskluzive me muzikën, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. “Jam jashtë mase e kënaqur me jetën time profesionale… Momentalisht po realizoj dy emisione të miat në ekranet gjermane. Të dyja janë formate muzikore dhe kanë në qendër të tyre hitet më të mira të momentit, brenda dhe jashtë vendit. Secili prej këtyre programeve ka nga 850.000 shikues në ditë” tregon me krenari Miriami. “Para disa javësh kam ftuar në emision edhe Albanin (Skënderajn) ku ai prezantoi këngën më të fundit, “Larg dhe afër”. Ky prezantim para publikut jo vetëm gjerman por dhe europian, pati një impakt pozitiv. Kam qenë po aq e lumtur për këtë sukses sa ç`do kisha qenë për veten, se më gëzon fakti që një artist shqiptar po krijon audiencë të huaj”,shton këngëtarja elbasanase. Ndërkohë që duket se me vajzat e “Preluders”, pavarësisht nga dëshira e madhe, s`ka në plan asnjë projekt. “Secila është duke u marrë me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe një ditë kohë për diçka tjetër përpos aktiviteteve personale. Gjërat janë perfekt kështu siç janë” thotë Cani.
JAM E LUMTUR QË KAM NJOHUR ALBANIN!
Ndonëse nuk e thotë me plot gojën, në një farë mënyre Miriami konfirmon më në fund, ekskluzivisht për gazetën “Panorama” atë lidhje të përfolur aq shumë, që e ka tortuar kaq gjatë shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skënderajt, ka diçka që e kalon shoqërinë e thjeshtë. Kjo duket qartë kur Miriami shprehet: “Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe krejt natyrshëm, jo e detyruar. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo çfarë mund të them është se unë dhe Albani jemi shumë të lumur që kemi njohur njëri-tjetrin dhe gjëja më e bukur është se pasioni i përbashkët na ka lidhur akoma më fort. Kemi shumë respekt ndaj njëri-tjetrit dhe këto janë arsyet përse ne do të ecim shumë e më shumë përpara, në çdo aspekt. Mendoj se përgjigja është shumë e qartë”.
Ajo shton se raporti mes të dyve është i veçantë. Punojnë bashkë, kanë të njëjtin pasion dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin. “Kemi të njëjtat pasione, një botë të njëjtë shpirtërore. Momentalisht kemi aq shumë punë dhe projekte që po i realizojmë bashkë, sa nuk do mjaftonte një intervistë që të flisja për jetën tonë private… përpos faktit që ajo është e shenjtë dhe s`mund të rrëfehet në dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk janë bashkë vetëm në jetë, por dhe në muzikë. Kanë realizuar së bashku një duet dhe po përpiqen të kënaqin fansat edhe me një klip. Dëshira e tyre është që të hyjnë në tregun muzikor botëror me duetin, por kjo nuk është aspak e thjeshtë. “Megjithatë gjërat po ecin mirë. Në Gjermani shumë firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin këngën për fushata publicitare por ka dhe shtëpi kinematografike të rëndësishme dhe me emër në Gjermani, të cilat e duan atë për kolonë zanore në filmat e tyre” shton vajza nga Elbasani.
Por asnjëri prej të dyve nuk nxiton, se gjërat e bukura duan kohë që të marrin jetë. “Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Miriami. Kënga është dhe në versionin shqip në albumin e Albanit, i cili është realizuar në studion e Miriamit dhe me bashkëpuntorët e saj. “Albani është një njeri jashtë mase i talentuar. Që ditën e parë që e dëgjova isha e bindur se ai meriton shumë më shumë nga sa ka arritur. Do përpiqem me gjithë forcën time që ai të ketë sukses edhe këtu në Gjermani, por gjithçka në fund fare varet nga aftësitë e tij dhe të njerëzve me të cilët punon. Do më pëlqente që Albani me talentin e tij të prezantonte artin shqiptar në botë, sepse mendoj që ai është mashkulli më i kompletuar si artist” shprehet për gazetën këngëtarja. Menaxheri i saj është gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo është e bindur se një ditë miku i saj do të arrijë famën ndërkombëtare.
Burimi: Gazeta Panorama
famshme…