text

Album list Last uploads Last comments Most viewed Top rated Login
Galeria Shqiptare > Video Clips - Videoklipe - Music Vids > Lajme Shqip - Foto & Video Politike - Politics




Entela Hysko vajza qe humbi jeten bashke me Dritan Hoxhen e "Top-Channel"
Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtëëë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj. Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t'i lehtësuar dhimbjen. "Më iku vajza, më iku drita e syve", flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. "Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t'i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, "tani po ha atë që më përgatite ti". Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin", thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin "Arben Broci" në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. "Vajza ime ka punuar në "Top-Channel", që kur ishte në shkollën e mesme, "Arben Broci" në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim", thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. "Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre", thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. "Do t'ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar", thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin "Big Brother", që po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. "Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit", thotë nëna e saj.

................

TOP censura e vdekjes

Mëngjesin e datës 23 Maj 2008, vdiqën në një aksident presidenti i "Top Medias", Dritan Hoxha, dhe punonjësja e "Top Medias", 28-vjeçarja Entela Hysko. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë u shprehu të dy familjeve ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin njerëzor më të lartë. Sërish, Partia Demokratike u shpreh familjeve të të dy viktimave ngushëllimet më të thella. Sipas John Dane, vdekja e çdo njeriu të pakëson, sepse i përket njerëzimit.

Por, Partia Demokratike, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga "Top Media" dhe disa simotrave të saj të lajmit të vdekjes tragjike të bashkëpunëtores së tyre, Entela Hysko, si një akt primitiv, çnjerëzor dhe të pashembullt.

Partia Demokratike u kujton këtyre censorëve të rinj se vdekja e një njeriu në një shoqëri të lirë, nuk mund të jetë kurrë sekret. Vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Mirëpo, punonjësja e "Top Channel"-it, 28-vjeçarja Entela Hysko, nuk vdiq në Korenë e Veriut, as dhe në skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq në mes të bulevardit të Tiranës, së bashku me idhullin tuaj, për të cilin u veshët me të zeza, derdhët lot, hodhët me qindra karafila dhe asnjë për Entelën, që e gjallë do të derdhte ndoshta lotë më shumë se ju për padronin tuaj. Kishte dhe ajo një nënë, që ndoshta ju kishte pritur shumë herë, një baba që nuk ishte biznesmen, por ishte emigrant.

Ajo ishte një vajzë shqiptare, bashkëpunëtore e juaja, që kishte ndarë me ju festime, hidhërime dhe gëzime, ndërsa ju nuk guxuat as për së vdekuri të shqipëronit emrin e saj. Ju qofshit! Entela bëri vetëm një gabim, që vuri këmbën në makinën e pronarit tuaj, por këtë ajo e pagoi me jetën e saj të re, kurse ju menduat se do të mund të mbulonit, të fshihnit vdekjen e saj me terrin informativ, me censurë. Ju, në këtë mënyrë, censuruat aktin më madhor, më sublim të njeriut, censuruat lajmin më tragjik të të gjitha lajmeve, atë të vdekjes së një njeriu, censuruat lajmin e vdekjes së shoqes suaj. Ju qofshit, Zoti ju ndjeftë! Keni kryer një akt profanie të tmerrshëm, keni përdhosur kodin e vdekjes. Jo vetëm varrin, por edhe kufomën e shoqes suaj. Nga skifter të fjalës së lirë që duhet të ishit, u shndërruat në kukuvajka të zeza të mjerimit të saj. Al Kapone do t'ju kishte dekoruar me urdhrin më të lartë të sojit të tij, kurse për të gjithë ata që i thonë lirisë liri, nënës nënë, vajzës vajzë, ju që censuruat këtë lajm, keni dëshmuar me aktin tuaj barbar, çnjerëzor, se jeni kulmi i censurës, top turpi apo turp media.

Në rast se në ndërgjegjen tuaj ka mbetur qoftë edhe një grimcë njerëzore, bëhuni njerëz e i kërkoni ndjesë publike ish-shoqes suaj, kërkojini ndjesë familjes së saj, kërkojini ndjesë Entela Hyskos! Sado që të mos e keni dashur, ajo nuk është më. Kërkojuni ndjesë të gjithë shqiptarëve që e kanë të shenjtë lirinë e fjalës, që e kanë të paprekshëm kodin e vdekjes! Zoti ju ndihmoftë!

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

Filename=youtube_HVoFuCM_afk.jpg
Filesize=3KB
Dimensions=130x97
Date added=May 30, 2008 Filename=digitalb.JPG
Filesize=90KB
Dimensions=762x536
Date added=May 28, 2008 Filename=entela-hysko.jpg
Filesize=18KB
Dimensions=400x331
Date added=May 28, 2008 Filename=youtube_fcKGMflyysc.jpg
Filesize=4KB
Dimensions=130x97
Date added=May 23, 2008
Rate this file (current rating : 4.3 / 5 with 4 votes)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:entela-hysko.jpg
Album name:milan / Lajme Shqip - Foto & Video Politike - Politics
Rating (4 votes):
Keywords:entela hysko dritan hoxha top-channel top media
File Size:18 KB
Date added:May 28, 2008
Dimensions:400 x 331 pixels
Displayed:2033 times
URL:http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-24072.html
Favorites:Add to Favorites
ana1  [May 28, 2008 at 08:29 AM]
ngushllimet e mia personale gjith familjes dhe shoqeris te vajzes humbja e gjdo njeriut esht tmerr.
Anon  [Jun 14, 2008 at 09:25 AM]
luna  [Jul 22, 2008 at 07:45 PM]
turp ti vij medjave qe nuk e permenden ate krijes aq te embel.Pale dilni e jepni lajme ju qe i fshehet ato.
Add your comment
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
albanian photo shqiptare tirana shqipria Kosovo Pics shqiperia shqip plazh Tirana pics sexy makina vajza topmodel soft nude party tetova shpat kasapi mp3 video shqip videoklipe shqiperi albanien dardania windows vista presheva futboll sexy bikini saranda albanians kosovo ilirida photos from albania big brother albania fotografi shqiptare lingerie swimwear 2008 aferdita dreshaj miss universe video clips kenga magjike ballkani filma shqiptare albanian forums komuniteti politike ekonomi biznes shkence kulture letersi teologji sporti shqiptar muzike informatike webmaster shqiptare How To Make Money OnLine vipat shqiptare video klipe shqiptare albanian wallpapers www albania www shqiperia filmime TuePlay kenge mp3 mp3 falas Mp3 Shqip muzike shqip Adelina Ismajli big painters genta ismajli foto mp3 soni malaj foto alban skenderaj foto blero mp3 foto nora istrefi foto ciljeta xhilaga foto ermal fejzullahu foto adrian gaxha photo tuna altuna sejdiu foto leonora jakupi foto gjyste vulaj foto eliza dushku gallery hot babes sexy hot lingerie Bikini & Swimwear clubwear Cars & Girls Soccer Babes Jakki Degg Actors Pics Music Celebs PussyCat Dolls gallery Jessica Alba pics Eva Longoria photos Fergie pics Rihanna pics Kim Kardashian pics Alessandra Ambrosio hot Zhang Ziyi gallery Bollywood Stars pics Scarlett Johansson photo Agim Kaba AC milan pics Ricardo Kaka photo Lorik Cana photo Ronaldinho pics Funny pics Free Cell Phone Themes filma shqip muzik humor shqip stupcat humor portokallia humor David Beckham photo George Clooney pics hot Megan Fox Victoria Beckham Pics Aishwarya Rai gallery Johnny Depp images Halle Berry Beauty Keira Knightley gallery Charlize Theron pics Britney Spears gallery Nelly Furtado pics Lindsay Lohan photos Carmen Electra Photos Angelina Jolie Images albanian top models hot chicks hot models babes soccer stars wedding bridal Big Brother Albania

Disclaimer | Klauzole | About Us | Kush jemi | Contact | Sitemap |
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, please be aware that standards for such use are higher. Any pictures featuring products or property should be used with care.
| Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates.

Albanian Photography - Foto nga Shqiperia | CPG