|
|
|
|
Big Brother Albania - Ina tashmë kërkohet në televizione si prezantuese
|
Ina është një nga ish-banorët e “Big Brother”, e cila pret me padurim momentin kur ky spektakël do të marrë fund.Pasi në atë shtëpi është Poli, djali që ka rrëmbyer zemrën e saj. Edhe pse shumë mendojnë se Ina duhej të rrinte më shumë në atë shtëpi, duket se edhe tani që është jashtë, ka interes të madh për të. Sipas burimeve tona, thuhet se vajza bionde ka marrë një ofertë nga një televizion, i cili nuk është “Top Channel” për të prezantuar një program. Por Ina nuk ka pranuar, pasi ajo ka një kontratë me televizionin që i krijoi ata si personazhe nëpërmjet “Big Brother”.Mbas spektaklit thuhet se organizatorët kanë menduar për të gjithë banorët që ata të kenë mundësi të angazhohen në “Top Media” natyrisht duke parë prirjet e secilit.Ndërkohë Ina është në ethet e përgatitjes për natën finale, pasi më në fund do të takohet me Polin dhe thuhet që po kujdeset shumë për look-un e saj. Madje fare rastësisht paparaci ynë e ka kapur Inën duke provuar fustanin që do të veshë në finale tek dyqani “Pendium”, kështu që ne do të kemi mundësi ta zbulojmë atë para të dielës, kur do jetë edhe spektakli.Ky dyqan do të veshë tëgjithë banorët natën finale. Të shohim nëse organizatorët kanë menduar ndonjë takim tjetër interesant mes Polit dhe Inës, për të na dhuruar akoma një moment tjetër spektakli.
PanoramaPlus
|
|
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.
|
| Rate this file (current rating : 3 / 5 with 2 votes) |

|

|

|

|

|

|
I mire ky mendimi i telit bon mire ta lesh me gisht ne goje kete cunin e mamit te bukur e te merret me ilden pastaj se asoj lloj femrash meriton ky trapi