text

Album list Last uploads Last comments Most viewed Top rated Login
Galeria Shqiptare > VIPs, Celebrities - Vip-a Shqiptare - Celebs > Leonora Jakupi

Click to view full size image


leonora jakupi & by lalipaki
E konsideron Shqipërinë si vendin e saj, nuk mundet dot të shkëputet nga ndjenja e të qënurit 100% origjinë shqiptare. Kjo është arsyeja që këngëtarja nga Kosova Leonora Jakupi prej 4 vitesh radhazi preferon Durrësin për të kaluar pushimet jo vetëm në stinën e verës.

E adhuruar për zërin dhe bukurinë që i ka dhuruar natyra, ndonjëherë e paragjykuar për shkak të sherrit me kolegen e saj po nga Kosova Adelina Ismajli, Leonora ‘rrëfen’ pjesë nga jeta, që prej asaj profesionale deri tek ajo private për të cilën nuk nguron të tregojë hapur se është ende në pritje të dashurisë. Në një intervistë për ‘Bluetooth’ këngëtarja nga Kosova zbulon se si e mendon ajo partnerin ideal apo një lidhje, kush janë miqtë e saj dhe kush kujdeset për pamjen jo pak të veçantë.

Leonorë, përse Durrësi zgjedhja juaj për të kaluar pushimet?

Kam shumë arsye që jam këtu në Durrës. Kam shumë arsye. Prej 4 vitesh kam një vilë, vilën time personale te Mali i Robit. Pastaj preferoj të kaloj pushimet në atë që e konsideroj si vendin tim, Shqipërinë. Mendoj pse jo, se është dhe rast i mirë marketingu që shqiptarë të tjerë nga Kosova të vinë këtu për të parë dhe për të shijuar bregdetin shqiptar.

Kjo shkëputje nga Prishtina, i detyrohet ndopak punës apo krejtësisht pushimeve?

Krejtësisht për pushime. Jo për punë, ndodhem këtu vetëm për të kaluar pushimet.

Ndodheni vetëm me familjen apo dhe ndonjë shoqëri e vecantë?

Jo, jo, ndodhem vetëm me familjen. Duke qenë se kemi vilën këtu e shfrytëzoj maksimalisht. Mundohemi të mos vimë në vilën tonë këtu në Durrës vetëm në periudhë vere, por mundohemi të vijmë ndonjëherë dhe në periudhe tjetër të vitit, në dimër.

Sa do të rrini këtu?

Unë lëviz shumë, për shkak të punës dhe profesionit tim më duhet të lëviz shumë. Gjatë sezonit të verës, në këtë periudhë që jemi tani unë gjithnjë përqëndrohem këtu. Me siguri do rrimë, deri në shtator besoj se do të jem këtu.

Keni miq që ju shoqërojnë? Ndonjë emër konkret?

Jo,jam me familjen. Miq që më shoqërojnë nuk kam. Me fqinjët që kemi këtu pranë vilës kemi krijuar miqësi, rrimë bashkë, në mëngjes dalim bashkë në plazh, pasi kemi 4 vjet që kemi shtëpitë afër. Ndërsa për miq këtu në Shqipëri, por jo që më shoqërojnë në pushime kam disa, si përshembull kompozitorë dhe këngëtarë, domethënë kolegë. Kam mik kompozitorin Edmond Zhulali, nga këngëtarët kam miq Florin, Manjola Nallbani dhe disa të tjerë. Nuk po vazhdoj të përmend më emra, por kam disa.

Lidhur me punën tuaj, ndonjë këngë të re, album ose videoklip në plan?

Kam ndërmend një këngë dhe një videoklip. Kam ndërmend t’i realizoj brenda një kohe të shkurtër një këngë dhe një videoklip. Por duke qenë qenë se unë lëviz shumë Kosovë-Shqipëri për shkak të punës dhe angazhimeve të mia, sikurse thashë më sipër, shpresoj ta realizoj në një kohë të shkurtër.
Realizimi i këngës dhe videoklipit në Kosovë apo në Shqipëri?
Kënga dhe videoklipi do të realizohen në Kosovë.

Ndonjë detaj për këngë?

Jo.

Çfarë do t’i servirë Leonora këtë verë publikut?
Ajo këngë dhe videoklip të cilat përmënda më sipër dhe që po mundohem të realizoj për t’i publikuar këtë verë. Do të jem e pranishme në koncerte, mbrëmje rinore apo aktivitete. Do të mundohem të jem sa më pranë ardhuruesve të këngës sime.

Këngët tuaja në përgjithësi kanë një fabul, i përket jetës suaj personale?

Në karrierën time kam kënduar disa këngë. Një këngë ka patur si fabul historinë e babait tim, një tjetër ka patur historinë e 3 dëshmorëve të Kosovës, një këngë tjetër ka qënë lirike , të tjera kanë pasur si fabul gjëra që u ndodhin njerëzve, të përditshmet, gjëra të natyrshme, jo dicka personale.
Këngët ‘Ende të dua’ dhe ‘Zemra të kërkon’duken si thirrje për rikthimin e një dashurie të vjetër ose të humbur, është Leonora në pritje të saj?
Natyrisht, jam në pritje të dashurisë. Aktualisht nuk kam një lidhje, nuk kam një të dashur. Sikurse nuk kam një të dashur,jam në pritje të lidhjes.

Si e konsideron Lonorë këtë lidhje?

Ia lë kohës. Kam patur shumë angazhime të tjera, shumë punë. Edhe sikur të kisha patur një të dashur, nuk do të kisha mundur të angazhohesha ndaj tij, t’i përkushtohesha. Lidhja për mua duhet të vijë natyrshëm, besoj atëherë kur njeriu gjen shpirtin binjak, atë që i përshtatet mund të jetë i gatshëm të nisë një histori dashurie. Në lidhje me partnerin, do të dëshiroja të jetë inteligjent, i fortë në karakter dhe të kuptojë profesionin tim, mbi të gjitha të mirëkuptojë profesionin tim. Do të dëshiroja shumë që ai të dijë të ndajë jetën private me atë publike.

Veshja juaj konsiderohet e zgjedhur dhe e veçantë, shije personale?

Për sa i përket veshjes, është shije personale, tërësisht shije personale. Ndonjëherë më ndihmon dhe mami im duke më këshilluar. Natyrisht më ndihmojnë dhe stilistët që punojnë e stilojnë veshje për mua, të cilët kujdesen për pamjen time, por në fund mbetet shija ime.

Cilët janë miqtë tuaj të vërtetë?

Miqtë e mi janë miqtë që i kam pasur që prej vegjëlie, që i kam njohur në shkollë fillore, në shkollë 8-vjecare dhe ata që kam njohur në shkollë të mesme. Ata i kam miq të mi, me ta vazhdoj të mbaj kontakte, flasim në telefon, takohemi.
Pas konfliktit me Adelina Ismajlin, keni pasur më kontakte me të?
Jo, nuk kam pasur kontakte. Nuk besoj se do kem më. Ajo punë ka përfunduar besoj përjetësisht. Raportet mes meje dhe asaj kanë përfunduar.

GAZETA SHQIPTARE

If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

Filename=leonora_jakupi_@_shefdomi_com_(6).jpg
Filesize=16KB
Dimensions=350x263
Date added=Jun 27, 2008 Filename=leonora_jak2_(WinCE).jpg
Filesize=20KB
Dimensions=326x640
Date added=Jun 22, 2008 Filename=DSC_0086.jpg
Filesize=40KB
Dimensions=235x649
Date added=Jun 22, 2008 Filename=SSC_3804[1]~0.jpg
Filesize=42KB
Dimensions=196x464
Date added=Jun 22, 2008
Rate this file (No vote yet)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:DSC_0086.jpg
Album name:Leonora Jakupi
File Size:40 KB
Date added:Jun 22, 2008
Dimensions:235 x 649 pixels
Displayed:1592 times
URL:http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-26159.html
Favorites:Add to Favorites
jeta  [Jun 23, 2008 at 03:06 PM]
adelina ka qen ne qender te vemendjes perderisa nuk eshte paraqitur LEONORA ne sken,defenitivisht adelina ka ra shume shkall poshte,Per ke t arsye e ka rrah LEONOREN ,vetm pse eshte kengetre ma emire shume se adelina .plus kesaj ajo kuder ju ka bo me 5veta, Si eshte fjala e uret popullore TRIMI I MIRE ME SHUME SHOKE,keshtu ja ka bo adelina si trimi i mire me shume shoke.lalipaki te falenderoj shume per keto foto te mrekullushme bravo dhe te pershendes shume...! k.
lalipaki  [Jun 23, 2008 at 07:30 PM]
kete intervist leonora e ka then tash ne gazeten shqiptare pajtohem me ty jeta se ashtu esht dhe tash leonora e mban numrin 1 kengtare me e famshme ne bar shqiptarin dhe e vetmja kengtare e cila deri me tani ka muziken shum te mire dhe nuk esht si ato kengtaret turbo tallava muziken qe e kan po kjo ka muzik te mire dhe bukuri qe me nje fjal ja ka fal zoti ate bukuri e jo si keto tjerat qe zhvishen me be fame the best esht adelina shum larg esht prej leonores dhe nuk e di pse e krahasojn adeline me leonoren kurse adelina eshe katastrofale leonora esht princesh tung klm
anon  [Jun 28, 2008 at 06:56 PM]
katastrofa e videofestit o kon shum e trash se per bukuri te ftyres sosht keq veq ma posht ma mir mos me e kqyr katastrofa e vitit
JETA  [Jun 29, 2008 at 11:27 AM]
anon.Sikur Leonora mos t'kishte marr pjes ne videofest.ateher kurfar kuptimi s'kishte me pas videofesti Leonora e vetmja kengetre qe ka shendritur ate nate,i ka jap plot kuptim asjaj nate .LEONORA JENI YLL I PASHAUAR.
lalipaki  [Jun 30, 2008 at 03:37 PM]
plotsisht pajtohem me ju jeta se ashtu esht po mos te isht leonora ne VFM apsolut kurfar kuptimi nuk kishte pas po princesh e zbukuron gjdo gje e mire me te gjitha
xixi  [Aug 26, 2008 at 08:08 PM]
Shemtuar ne trup
********  [Aug 27, 2008 at 09:57 PM]
o zot o zot kqyrjaa syt si dhumpir
Add your comment
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
albanian photo shqiptare tirana shqipria Kosovo Pics shqiperia shqip plazh Tirana pics sexy makina vajza topmodel soft nude party tetova shpat kasapi mp3 video shqip videoklipe shqiperi albanien dardania windows vista presheva futboll sexy bikini saranda albanians kosovo ilirida photos from albania big brother albania fotografi shqiptare lingerie swimwear 2008 aferdita dreshaj miss universe video clips kenga magjike ballkani filma shqiptare albanian forums komuniteti politike ekonomi biznes shkence kulture letersi teologji sporti shqiptar muzike informatike webmaster shqiptare How To Make Money OnLine vipat shqiptare video klipe shqiptare albanian wallpapers www albania www shqiperia filmime TuePlay kenge mp3 mp3 falas Mp3 Shqip muzike shqip Adelina Ismajli big painters genta ismajli foto mp3 soni malaj foto alban skenderaj foto blero mp3 foto nora istrefi foto ciljeta xhilaga foto ermal fejzullahu foto adrian gaxha photo tuna altuna sejdiu foto leonora jakupi foto gjyste vulaj foto eliza dushku gallery hot babes sexy hot lingerie Bikini & Swimwear clubwear Cars & Girls Soccer Babes Jakki Degg Actors Pics Music Celebs PussyCat Dolls gallery Jessica Alba pics Eva Longoria photos Fergie pics Rihanna pics Kim Kardashian pics Alessandra Ambrosio hot Zhang Ziyi gallery Bollywood Stars pics Scarlett Johansson photo Agim Kaba AC milan pics Ricardo Kaka photo Lorik Cana photo Ronaldinho pics Funny pics Free Cell Phone Themes filma shqip muzik humor shqip stupcat humor portokallia humor David Beckham photo George Clooney pics hot Megan Fox Victoria Beckham Pics Aishwarya Rai gallery Johnny Depp images Halle Berry Beauty Keira Knightley gallery Charlize Theron pics Britney Spears gallery Nelly Furtado pics Lindsay Lohan photos Carmen Electra Photos Angelina Jolie Images albanian top models hot chicks hot models babes soccer stars wedding bridal Big Brother Albania

Disclaimer | Klauzole | About Us | Kush jemi | Contact | Sitemap |
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, please be aware that standards for such use are higher. Any pictures featuring products or property should be used with care.
| Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates.

Albanian Photography - Foto nga Shqiperia | CPG

Sponsor


filma filmime videoklipe youtube

wallpapers screensavers sfonde sfondi backgrounds

albgaleria

arcade lojra virtuale

 
http://www.galeriashqiptare.net/net/zeriyt.jpg
 
http://www.zeriyt.com/adv/argetimi.jpg
 
Nga sondazhi i kaluar revistat me te lexuara u shpallen "Kosovarja" dhe "Bluetooth".