text

Album list Last uploads Last comments Most viewed Top rated Login
Galeria Shqiptare > VIPs, Celebrities - Vip-a Shqiptare - Celebs > Adelina Ismaili




Intervistë ekskluzive me Adelina Ismajlin për revistën nata lidhur me albumin e ri „Feniks“ by adelina-fan
Intervistë ekskluzive me Adelina Ismajlin
për revistën nata lidhur me albumin e ri „Feniks“

Pas një pauze disavjeçare Adelina Ismaili mbush me publik diskotekat zvicerane Më 28 qershor në ambientet e diskotekës „Ulpiana Klub“ në Vilnev (Villeneuve) u bë përurimi i albumit të ri të Adelina Ismailit me titull „Feniksi“. Paraqitja e performacave të Adelinës, në përcjellje atraktive edhe nga katër bashkëpunëtorët e saj ishte një shou i vërtet që mahniti rreth një mijë adhurues të klubit Ulpiana.






Nata: A mund ta përshkruani albumin tuaj “Feniksi”, çka e karakterizon atë dhe cilat këngë do t’i veçonit?

Adelina Ismaili: Po, patjetër. Albumi i ri mbase është edhe një uvertyrë e jetës sime të sërishme në skenën publike muzikore, pas një periudhe goxha të gjatë për një këngëtare. Ndërkaq në pyetjen se cilën këngë do ta veçoja, pa dyshim se do të përcaktohesha për këngën me titull “Diva”.

Nata: Pse pikërisht “Diva”?

Adelina Ismaili: “Diva“ sepse është këngë që unë, faktikisht, ia kam kushtuar vetvetes. Brenda saj ka shumë pesimizëm, kisha me thënë. Ma merr mendja se secila këngëtare në rruzullin tokësor ka momente pesimizmi në jetën e vet. Nga ky album kisha veçuar edhe këngën Mundus eversus për faktin që është tekst i Pjetër Bogdanit edhe që ne si popull duhet të vetëdijesohemi për rolin e vlerave tona, qoftë letrare, qoftë muzikore. Mandej, patjetër e kisha përmendur edhe këngën „Sepse je ti“ që është një këngë e cila ka harmoni në vete. Dhe gjithsesi edhe këngën “Trimit tim” ku është Filharmonia e Universitetit të Tetovës, është kori, ka ekzekutim të gjallë me instrumente etj, etj.

Nata: Kush ju ka ndihmuar në komponimin dhe realizimin e albumit?

Adelina Ismaili: Ndihma kryesore, bartja kryesore e suksesist apo mossuksesit të albumit janë Florent Boshnjaku, kompozitor dhe producent muzikor i albumit, Virusi-Nexhat Mujolli, anëtar i grupit muzikor “Elita 5”, realizator i këngës “Trimit tim”. Gjithashtu edhe Florian Mumajesi nga Shqiperia.

Nata: A ishte performaca e sontme premierë këtu në Zvicër?

Adelina Ismaili: Në fakt po. Gjithmonë, prej momentit kur e kam nisur albumin, e kam pasur synim që nëse bëhet promovimi kjo do të ndodhë në Ulpiana Klub.

Nata: Pse pikërisht Ulpiana Klub?

Adelina Ismaili: Ka qenë korrektësia e bashkëpunimit paraprak dhe afërsia me pronarët e Ulpiana Klub. Ndoshta, duke u nisur për faktin që kam të bëj me një gjeneratë të re organizatorësh, pa pretenduar ndonjë konflikt gjeneratash, mirëpo thjesht për të vënë në spikamë njerëzit që shou-biznesin e kuptojnë si art dhe jo si biznes të ndytë. Pra, kjo është arsyeja kryesore pse e zgjodha Ulpiana Klub. Pastaj, dorën në zemër, ka ndodh edhe një afërsi shoqërore me pronarët, me punëtorët; një punë vetëmohuese prej deri në 20 orë në ditë gjatë një pune intensive pesëditore.

Nata: A ka Adelina ndonjë adresë të caktuar në Zvicër?

Adelina Ismaili: Po, Adelina ka adresë. E thash ajo është Ulpiana Klub. Në fakt prej momentit kur ka nisur koncerti në Ulpiana Klub, është pra ai që merret me menaxhimin e koncerteve, me prezantimin ose për çkado që ka të bëjë me Adelinën skenike. Pra, gjithçka shkon via Ulpiana Klub.

Nata: Në disa këngë të albumit tuaj mbase kishte edhe paksa pesimizëm. Megjithatë ju arritet që mysafirët t’i bëni mjaft të hareshëm. Ku është sekreti i kësaj?

Adelina Ismaili: Në momentin që mysafiri vjen në një mbrëmje ai ka ardhur që të mos ballafaqohet me pesimizëm, sepse unë nisem prej vetvetes; nëse unë dua të shkoj në diskotekë, atëherë shkoj për t’u çlodhur dhe për t’u kënaqur, thjesht për ta hequr stresin nga vetja. Prandaj, të them figurativisht, ka pasur disa tekste pesimiste, por në të cilat ka melodi shumë ritmike në vete, ka kontradiktë në këngë. Ka qenë gjithmonë ëndërr imja, por, besoj, edhe e çdo artisti shqiptar për t’u vetëdijesuar, më së shumti, rinia jonë. Pastaj duhet pasur kujdes, sepse nuk guxoj ta zhgënjej njeriun që ka ardhur të kënaqet në diskotë. D.m.th. ne vetë jemi në shërbim të publikut. Sepse bileta ka çmim.

Nata: Në Ulpiana Klub pati kryesisht të rinj, por edhe të moshuar?

Adelina Ismaili: Kjo ka qenë kënaqësia ime më e madhe, sepse të keshë admirues rininë, njerëzit që ndoshta nuk kanë lindur kur Adelina ka filluar të kendojë, kjo vërtet është diçka që njeriu e ëndërron tërë jetën. Por, në anën tjetër kur e sheh të pranishëm një njeri të moshuar i cili ka shumë dijeni dhe eksperiencë dhe i cili ka gjetur diçka në këngën tënde dhe dëshiron ta dëgjojë, dëshiron ta shohë mënyrën e perfomimit të asaj kënge, atëherë ajo, sinqerisht, është diçka që do ta dëshironte secili artist, pra jo vetëm këngëtari, por edhe aktori, piktori etj.

Nata: Albumin tuaj e titulluat „Feniks“. Përse pikërisht e zgjodhët këtë titull?

Adelina Ismaili: Po, albumi quhet “Feniks”. Faktikisht, Feniksi në mitologji njihet si një krijesë që kur e plagosin apo e vrasin ai shndërrohet në hi e pluhur dhe pas një kohe kthehet më i fortë në jetë. Kjo ka qenë një autoterapi, për ta përjetuar veten në atë mënyrë d.m.th. që njeriu nuk guxon të dorëzohet. Pra, jo që të më sfidojë fati mua, por që unë ta sfidoj fatin.

Nata: A lidhet kjo me pauzën tuaj?

Adelina Ismaili: Po patjetër, patjetër.

Nata: Dhe, ju konsideroni se Feniksi tash është kthyer prej pluhurit në një krijese të fortë e ajo është Adelina Ismaili e cila sërish do ta pushtojë skenën muzikore?

Adelina Ismaili: Paj, unë do të thosha se tani Feniksi (unë) është në ngritje dhe se çka do të ndodhë mbetet për t’u parë. Unë ndihem e fortë dhe do të veproj, pa dyshim!

Nata: Keni ndonjë paqyrim për diasporën e cila ende vazhdon të flasë shqip e sidomos të vallëzojë shqip, veç tjerash edhe falë estradave të ndryshme muzikore. Si mund të vazhdohet me këtë traditë?

Adelina Ismaili: Si Adelinë dhe këngëtare kisha me apelue, me i lutë e me i përgjërue të gjitha familjet shqiptare në diasporë që mos me i humb traditat dhe gjuhën, pra mos të asimilohemi. E keni vërejtur se kohën fundit, dhjetvëjeçarin e fundit i kam aplikuar vallet tona, veshjen tonë kombëtare në skenë për mos me e harrue gjenezën tonë, atë çka është jona, sepse është e pastër, është e mirë. Nuk po dua me luajt këtu një foklorizëm patriotik, në asnjë mënyrë. Është vetëm një realitet, të cilit nuk guxojmë me i ik. Prapë po them së unë apeloj, lutem, përgjërohem që të mos asimilohemi. Dhe kur i shoh njerëzit në mbrëmje rinore, atëherë unë jam njeri shumë i lumtur dhe kam shpresë që gjeni ynë nuk po humbet.

Nata: Pa dyshim Adelina i ka simpatizantët edhe jashtë Zvicrës, në vende të tjera të Evropës, sidomos në Kosovë. A mendoni që ky album do të prezantohet edhe tjetërkund?

Adelina Ismaili: Në Kosovë tashmë ky album është prezantuar. Faktikisht është në shitje. Nuk kam arritur ta promovoj ndokund si pasojë e zhvillimeve tona politike, të cilat neve na e shkatërrojnë edhe mbijetesën. Në Shqipëri kam arritur t’i bëj publicitet përmes intervistash televizive. Si premierë, si dukje, si interpretim është bërë vetëm këtu në Zvicër, në Ulpiana Klub.

Nata: Sonte lejuat edhe regjistrimin filmik nga firma Reklama.ch. A lejoni që të publikohet ky incizim?

Adelina Ismaili: Po, patjetër. Ishte kënqesi e madhe për mua. Rrallë më ka ndodhur që të vërej një angazhim të këtillë të kameramanëve. Kam qenë e fascinuar. Kjo ishte kënaqësi dhe privilegj për mua që kameramani thjesht të vrapojë pas meje, në kërkim të regjistrimit të çdo lëvizjeje timen. Për këtë e falënderoj Kujtim Aliun, përkatësisht firmën Reklama.ch, si dhe juve për intervistë.

Iintervistuan: (xhk & kb)

If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

Filename=youtube_Z6vuKF999qg.jpg
Filesize=3KB
Dimensions=130x98
Date added=Jul 05, 2008 Filename=youtube_XZr4RNszyvw.jpg
Filesize=2KB
Dimensions=130x98
Date added=Jul 05, 2008 Filename=adelina.jpg
Filesize=12KB
Dimensions=240x147
Date added=Jul 05, 2008 Filename=youtube_xlnPLZdcnXU.jpg
Filesize=2KB
Dimensions=130x97
Date added=Jul 04, 2008
Rate this file (No vote yet)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:adelina.jpg
Album name:Adelina Ismaili
File Size:12 KB
Date added:Jul 05, 2008
Dimensions:240 x 147 pixels
Displayed:727 times
URL:http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-27290.html
Favorites:Add to Favorites
Dani  [Jul 05, 2008 at 12:45 AM]
Shume flm adelina-fan. E lexova gjithe intervisten dhe me pelqeu pa mase. Jam shume i lumtur qe se shpejti do te dal dvd e promovimit te albumit ``feniks``.
M 1  [Jul 05, 2008 at 03:08 AM]
Flm per postimin e kesaj interviste exkluzive
BLERIM  [Jul 05, 2008 at 07:11 AM]
no coment
By Gentii  [Jul 05, 2008 at 08:26 AM]
shum intervsie mir brvao adelina-fan shum e kenshme kjo intervsit llokum je adeklina
albii  [Jul 05, 2008 at 11:13 AM]
shum e mir asht intelegjencen ja ha une bravooo adelina ej genti pse bre hala nuk e keni qit at klipin e ades ne tung amerik
DRENICAJK  [Jul 05, 2008 at 11:49 AM]
ska bre me adelina valla veq kush aj ka int shum me pelqen se frejric asht a
feta  [Jul 05, 2008 at 02:05 PM]
eh ADELINE shum mir po shkon puna krenohemi mety
adelina01  [Jul 05, 2008 at 03:17 PM]
SONTE DO TA KENI DHE ONLINE PERFORMANCEN E ADELINES NE ULPIANA CLUB ME KENGEN *TRIMIT TIM* ME TE CILEN E KISHTE NDEZUR PUBLIKUN , NJE PERFORMANCE E SHKELQYER SIQ DIN TA BEJ VETEM ADELINA ISMAJLI, BESOJ QE TE MBETENI TE KENAQUR ME VIDEOT !
elmedina  [Jul 05, 2008 at 03:24 PM]
flm flm flm shume adelina 01 qe po i poston videot e adelines ne ulpiana club te pershendes ty dhe te gjithe adhuruesit e ADES qao kaloni mire
arta  [Jul 06, 2008 at 07:42 PM]
caric je a skam fjal qauuuuuuuuuuuu mpqqqq delinaa
leo  [Jul 06, 2008 at 07:57 PM]
i kam do video clipe te adelines !! kuj muj mja dhon !!!!!!! te dua adelina ismajliiii
adelina-fan  [Jul 06, 2008 at 08:51 PM]
qfare leo do qe nuk i ka galaria a po
leo  [Jul 07, 2008 at 05:10 PM]
po valla adelina fan
adelina01  [Jul 07, 2008 at 05:28 PM]
@ Leo cilat video jan ?? nese mund ta di !
leo  [Jul 07, 2008 at 05:41 PM]
ku a kan ne rinora 4
adelina01  [Jul 07, 2008 at 05:46 PM]
@ Leo , 3 videot nga rinora4 ku ka qen Adelina jan ne Galeria , i kam postuar para nja 2 dite ;
lio  [Jul 12, 2008 at 10:26 PM]
PROMOVIMI I SHEKULLIT NE ULPIANA CLUB.KAM QENE ATY NUK BESOHEJ QE ISHTE SHQIPTARE AJO SKE (...) QE NA ALA GOJEHAPUR.RINORA MORRI FUND,ULPIANACLUB E GODITI MU NE PIKE,ADELINA...E PAPAME...
Add your comment
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
albanian photo shqiptare tirana shqipria Kosovo Pics shqiperia shqip plazh Tirana pics sexy makina vajza topmodel soft nude party tetova shpat kasapi mp3 video shqip videoklipe shqiperi albanien dardania windows vista presheva futboll sexy bikini saranda albanians kosovo ilirida photos from albania big brother albania fotografi shqiptare lingerie swimwear 2008 aferdita dreshaj miss universe video clips kenga magjike ballkani filma shqiptare albanian forums komuniteti politike ekonomi biznes shkence kulture letersi teologji sporti shqiptar muzike informatike webmaster shqiptare How To Make Money OnLine vipat shqiptare video klipe shqiptare albanian wallpapers www albania www shqiperia filmime TuePlay kenge mp3 mp3 falas Mp3 Shqip muzike shqip Adelina Ismajli big painters genta ismajli foto mp3 soni malaj foto alban skenderaj foto blero mp3 foto nora istrefi foto ciljeta xhilaga foto ermal fejzullahu foto adrian gaxha photo tuna altuna sejdiu foto leonora jakupi foto gjyste vulaj foto eliza dushku gallery hot babes sexy hot lingerie Bikini & Swimwear clubwear Cars & Girls Soccer Babes Jakki Degg Actors Pics Music Celebs PussyCat Dolls gallery Jessica Alba pics Eva Longoria photos Fergie pics Rihanna pics Kim Kardashian pics Alessandra Ambrosio hot Zhang Ziyi gallery Bollywood Stars pics Scarlett Johansson photo Agim Kaba AC milan pics Ricardo Kaka photo Lorik Cana photo Ronaldinho pics Funny pics Free Cell Phone Themes filma shqip muzik humor shqip stupcat humor portokallia humor David Beckham photo George Clooney pics hot Megan Fox Victoria Beckham Pics Aishwarya Rai gallery Johnny Depp images Halle Berry Beauty Keira Knightley gallery Charlize Theron pics Britney Spears gallery Nelly Furtado pics Lindsay Lohan photos Carmen Electra Photos Angelina Jolie Images albanian top models hot chicks hot models babes soccer stars wedding bridal Big Brother Albania

Disclaimer | Klauzole | About Us | Kush jemi | Contact | Sitemap |
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, please be aware that standards for such use are higher. Any pictures featuring products or property should be used with care.
| Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates.

Albanian Photography - Foto nga Shqiperia | CPG

Sponsor


filma filmime videoklipe youtube

wallpapers screensavers sfonde sfondi backgrounds

albgaleria

arcade lojra virtuale

 
http://www.galeriashqiptare.net/net/zeriyt.jpg
 
http://www.zeriyt.com/adv/argetimi.jpg
 
Nga sondazhi i kaluar revistat me te lexuara u shpallen "Kosovarja" dhe "Bluetooth".