text

Album list Last uploads Last comments Most viewed Top rated Login
Galeria Shqiptare > VIPs, Celebrities - Vip-a Shqiptare - Celebs > Adelina Ismaili




Intervista e Adelines per Spekter, ndihmuar nga Dora e zeriyt.com
Flet per Spekter ADELINA ISMAJLI

Ndihmuar nga Dora

Dua “te sheroj plaget e mia” e te fluturoj perseri!

Gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene.

Adelina Ismaili, pas nje periudhe pause ne karrieren artistike, rikthehet fuqishem me nje balade rrenqethese kushtuar dashurise se saj qe, fatkeqesisht nuk jeton me. Deshira e mposhti dhimbjen, per t’i dedikuar nje kenge dikujt qe “e donte dhe me deshi”, shprehet ajo. Kengen, totulluar “Trimit tim”, nuk e cileson zgjedhje, por nevoje shpirterore per t’u shprehur. Gjithashtu, ajo ka nxjerre ne treg edhe albumin e ri qe permban 10 kenge te rrymave te ndryshme, kokteil mes popullores dhe modernes. Muzika per te eshte… opium kenaqesie, dhimbje dhe krenari, e cila le pasoja te embla… Me poshte do mund te lexoni nje rrefim te ndjere e te sinqerte te kengetares se mirenjohur.

Adelina, pak kohe me pare keni nxjerre ne tre nje videoklip kushtuar dashurise tuaj qe nuk jeton me. Aty vihet re nje perjetim i jashtezakonshem dhe nje rrenqethje per cdo njeri qe e shikon. Pse kjo zgjedhje?

Ishte deshire e norme, e cila po e mposht dhimbjen, qe te bej nje veper per dike qe e desha dhe me deshi. Asnjehere nuk do ia falja vetes qe te mos e pyes token e Kosoves se a i ka dale hakut nje trimi... Nuk ishte zgjedhje... thjesht nevoje shpirterore te cilen patjeter duhet ta beja.

Do te doja t’ju pyesja per idene e kenges e te videos, te kujt kane qene, pasi rezulton nder videot me te para ne internet?

Ideja per melodine ishte e imja; e realizuam bashke me Nexhat Mujovin (Virusin), te cilin dua falenderoj. Me gjithe perjetimin e rende, ne te cilin po kalonte gjate realizimit, arriti te beje nje melodi qe prek thelbin muzikor te asaj qe une e quaj dhembje dhe krenari shqiptare. Gjithashtu, ideja e klipit ishte e imja. Nganjeherekembengulja ne ekstrem qe te behej sic kerkohej. Luftoja me veten. Njera pjese imja ende ndjente dhembje. U perballa me dicka qe, dhashte Zoti, te mos e perjetoje askush, ndersa ne anen tjeter nje krenari e cuditshme nuk me lejonte te dorezohesha. Sfidova veten. Pa dashur ta percmoj suksesin, per mua ishte e rendesishme qe te nderoja, se paku me nje veper artistike, dashurine e Adelines, si dhe kombin tim, i cili ende nuk e di a u ka dale hakut gjithe atyre trimave qe falen jeten per Kosoven.

Per rikthimin tuaj ne skene eshte folur gjate, madje shpesh kemi degjuar edhe lajme nga me te cuditshmet, por pergjigjja e vertete per mungesen tuaj ne skene, e dale nga goja juaj, cila eshte?

Rikthimi eshte dicka qe shihet dhe degjohet. E bej une dhe askush tjeter. Jam pergjigjur shume shpesh per mungesen time ne skene. Megjithate, pergjigjia eshte kjo: ne fund te vitit 2006 m’u konstatua nje ftohje ne mushkeri, te cilen e kam neglizhuar pa vetedije mbi nje vit. E kisha te domosdoshme ta braktisja menyren e jeteses prej nje kengetareje, qe te sherohesha. Gjate kohes se kurimitpo zbuloja nje bote “te rendomte“, e cila ishte me e bukur dhe me hyjnore sesa cdo vezullim skenik. Fillova ta dua ate menyre jetese, edhe pas sherimit. Ishte vendim imi qe te jetoj per Adelinen pak, pas 23 viteve te dhuruar publikut. Ndodhi nje tragjedi ne jeten time, te cilen nuk parapelqej ta reklamoj, sepse e shoh normalisht te pandershme te krijoj sensacione nga goditjet qe te jep jeta. E di se ne kete bote ka njerez qe fitojne shume duke u viktimizuar, por une e peshtyj nje popullaritet te fituar ne ate menyre. Ne skene jam Adelina, qe ka borxh t’i gezoje ata qe me admirojne; ne jete jam ajo qe pakkush e njeh ne thelb. U ktheva, por nuk llogarisja qe gjate pauzes sime ishin thurur pa fund prapaskena per te me bllokuar cdo kthim ne skene. Edhe pse e kisha dhembjen ne vete, gjeta forcen qe te perballem me cmendurine e pergatitur mjeshterisht kunder meje. Ajo vazhdon, por une ende luftoj me te, sepse kam ata qe me duan. Tani e kuptoj plotesisht proverbin “Trimi i mire me shoke shume“. (Qesh).

Dalja e pare perballe publikut ka qene pikerisht ne nje tubim elektoral te LDK-se. Mos valle kjo ka te beje me nje afeksion per politiken, gje qe here pas here e keni futur dhe ne kenget tuaja?

Ne Kosove edhe shendeti varet nga politika, sepse kur nuk kemi drita, ne frohemi dhe shkojme ne spital, ku perplasjet politike i bejne pacientet me te semure sesa jane. E si mund ta neglizhoj nje realitet ne kengen time? Asnje kosovar nuk mund t’i largohet politikes, edhe pse shpesh e ngushellojme njeri tjetrin, duke thene: ”Hajt bre, mos ta nij se bohet mire!”. U rrita nen sundimin politik serb, perjetova luften kunder politikes serbe, jetoj ne nje vend ku edhe cmimi i bukes varet nga ecurite politike. Kthimi im ne tubimin e LDK-se tregon qe e kam te pamundur ta nderroj qimen kah fryn era. Jam e lumtur qe ky fakt ka bere qe anetare te partive anti-Rugoviste te me zgjasin doren. Megjithate, enderroj diten kur jeta e femijeve tane nuk do te jete e udhehequr nga politika, sic eshte jeta jone tani.

Nderkohe sapo keni nxjerre ne tregun muzikor nje album te ri, sa kenge permban, cfare rryme dhe me ke keni bashkepunuar?

Kam bashkepunuar me me te miret ne bote, sic eshte Wirus, Florent Boshnjaku, ku me te dy bashkepunoj qe nga mosha ime 15-vjecare. Risi eshte bashkepunimi me Florjan Mumajesin, te cilin e falenderoj shume qe me dhuroi dy kenget me te mrekullueshme te tij, ne momentet kur cdo gje ishte aq e veshtire per mua.

Si e keni menduar lancimin e tij? E kam fjalen per ndonje turne ose nje gjetje te vecante nga ana juaj?

Ee te jem e sinqerte, lancimi nganjehere edhe nuk eshte ne duart e mia, por me shume varet nga producentet. Por asnjehere nuk kam pelqyer marketingun e tepruar. Per mua mjafton te dale ne shitje, te kete nje apo dy dite reklame televizive, sa per ta kuptuar fansat qe doli albumi, dhe pastaj gjerat rrjedhin vete. Natyrisht qe planifikoj nje turne kudo ku ka shqiptare, por me mire ia le gjerat publikut ne dore. Ata duhet te diktojne, duan apo s’duan, jo imponim nga ana ime. Jam ne nje stad te jetes ku sukseset ne karriere kane arritur kulmin dhe me duket se me lart nuk kam ku te shkoj ne show-biznesin shqiptar, pa modesti te rrejshme. Tash dua suksese dhe pak frymemarrje te lirshme ne jeten private.

Albumin do e shoqeroni me ndonje video, nese po, si do te jete?

Ndoshta me vone, por per momentin nuk kam ne plan te bej klip.

Ju mendoni qe me mire nje pune e menduar mire sesa nje album ose kenge, thjesht per te qene prezent ne tregun muzikor?

Ouuu, patjeter kjo e para! Nje kenge, album apo klip i mire mbahet mend gjithmone, perjete. Dalja ne TV, sa per te qene, shpesh rezulton qesharake.

Ne sondazhe te ndryshme te realizuara ne internet ju keni fituar vendin e pare si kengetarja me e bukur. Si ndiheni kur i lexoni?

Kenaqem! Pse te genjej? Nuk besoj se ka femer ne bote qe ndihet keq kur e vleresojne te bukur. Vecanerisht, pas nje dekade kurorezimi, si Miss Kosova dhe perfaqesimi te Shqiperise ne Miss Globe, mua me quajne te bukur perseri. A duhet te jem e shemtuar, qe te me shpallin kengetare me vlera artistike? Nuk e besoj! Ata qe degjojne CD-ne time nuk me shikojne, por me degjojne. Per nje kohe te gjate ndihesha me faj qe njerez te caktuar cdo sukses te kengeve te mia ia vishnin pamjes sime. Pas nje bisede te gjate me te madhen dhe te bukuren Nexhmije Pagarusha, fillova ta ndjej veten mire ne lekuren time. Dhe tash e di se pse Nexhmije Pagarusha eshte ende e bukur. Sepse bukuria eshte ne shpirt! Harrojeni fizikun, e merr graviteti! (Qesh)

Edhe pse jeni prezent prej me shume se 20 vitesh ne skene, perseri jeni nder kengetaret me te preferuara. Si arrini ta mbani kete magji kaq gjate?

Ky eshte nje kompliment, te cilin rralle e degjon njeriu ne keto kohera te cuditshme. Ju falenderoj nga zemra! Une fal pafund dashuri ne skene, e them ate qe e mendoj, propagandoj te verteten e fshehur, sakrifikoj per ata qe me duan. Dhe kjo reflekton tek ata qe me degjojne e me shikojne. Kam fatin se, ate qe kam falur deri me sot me eshte shperblyer, ashtu sic do ta enderronte cdo kengetare shqiptare. Jam rritur ne skene, aty kam mesuar te dashuroj, dhuroj, qaj e te qesh, thuajse te gjitha. Kam mesuar qe magjia me e bukur eshte te dhurosh ndjesi.

Eshte e vertete qe ju keni deklaruar se pas nje viti e gjysme mungese, ndihem si e rilindur per here te dyte. Pse ky perifrazim?

Eshte e vertete! Askush qe nuk e ka provuar nuk do te arrije te kuptoje se si eshte pas nje viti e gjysme tentative qe ta zhduk popullaritetin tim, i cili po ma rrezikonte jeten private, qe te dal ne skene dhe te shoh te syte e njerezve qe transmetojne perkrahje, admirim, lot gezimi, sinqeritet, ndjenje. Gra, femije e pleq qe te puthin me lot, jo kengetaren, pra mua, por njeriun Adeline. Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh kengetarja, e cila ka pasur fatin me muaj te tere te shikoje televizor ne shtepi duke qare nga ndjenjat qe vendi im po behet shtet. Dhe ne mbremje te dal e te kendoj, per t’u ballafaquar me nje popull te tere, i cili ma mbuloi kengen ne diten me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi. Sot, po te vdes, ndjej qe do te vdes e lumtur, qe perjetova ate qe as ne endrrat me hyjnore nuk do ta shihja.

Fansat tuaj, si e kane pritur rikthimin tuaj?

Ne terminologjine ligjore quhet “Ekzaltim situate” (Qesh). Pak shaka. Shtepia ime eshte cdo dite e vizituar nga dhjetera fansa. Letra, lodra, dhurata kane mbushur dhomen time. Lagjen time edhe taksistet e quajne “Te Adelina”. Muret e nderteses sime jane te shkruara me grafite; kam nje skulpture dhurate te Adelines etj. Nganjehere kam frikse se a do te arrij ta shpaguaj kete dashuri, sepse kur shoh vajza qe alivanosen kur me perqafojne, ndihem njeri qe patjeter duhet te mundohem me zemer t’ua dal “borxhit“. Vertet rikthimi artistikisht ishte enderr fantastike. Nuk guxoj te deshiroj me shume.

Ne bote artistet perfitojne nga ngjarje te ndryshme, per ta rikthyer si reklame dhe te qenit ne qender te vemendjes. Per ju kjo menyre quhet...?

Neveri, turp, tmerr! Me shume do e cmoj nje prostitute, qe shet vetem trupin e saj sesa ata qe shesin ndjenjat... Me quani te prapambetur, idealiste, te cmendur, budallaqe, emotive, por, nese kjo quhet trendi, atehere asnjehere mos i qofshim fale atij trendi.

Cfare mendimi keni per muziken qe realizohet aktualisht. A jeni dakort me batuten se ka me shume kengetare sesa police?

(Qesh) Eshte hera e pare qe e degjoj kete batute. Me pelqeu jashte mase. Muzike te keqe per mua nuk ka, ka realizim apo interpretim te mjere. Une jam e lumtur qe ka kaq shume kengetare, sepse sa me shume kengetare “lindin”, punliku ka zgjedhje me te gjere qe te klasifikoje se kush eshte me i miri. Me fjalet me lart, mundohem ta gjej pozitiven ne kete kolaps kulturor qe na ka kapluar.

Sa e veshtire eshte per te rezistuar sa me gjate ne skene dhe ku qendron sekreti juaj ne kete pike?

Me besoni, 23 vjet qendrim ne skene, ku nga mosha 8-vjecare, 4 deri ne 5 minuta kenge sjellin kenaqesi, kurse 23 ore te tjera jane ballafaqim me xhelozi te paarsyeshme te njerezve te ndryshem. Pra nuk eshte aspak e lehte. Por nje thenie e te preferuarit tim, Friedrih Nietzche, thote: “Shikoni nje mbretereshe qe ne pallatin e saj ka gjithe te mirat. Nese eshte e pakenaqur me veten, asnjehere e lumtur nuk do te jete. Ne anen tjeter, shikoni nje fshatare te rendomte, e cila ne bore del me fustanelle te holle, asnjehere nuk do te ftohet, sepse kenaqesia e saj karshi vetes i reziston edhe semundjes“. Pra, mua me beri dikush qe ta dua veten. Kjo eshte rezistenca ime ndaj negatives. Jo vetem ne skene. Ky eshte rezistimi im!

Sa e ndihmon pamja e jashtme nje artiste dhe sa vlere ka look-u?

Nuk mund te themi qe nuk e ndihmon, por e perseris: nuk eshte e thene te jesh e shemtuar per te qene kengetare e mire. Asnje skulpture, as e Da Vincit, nuk e paraqet njeriun te shemtuar. Arti do estetike! Ju betohem, ne Mariah Carey-n (qesh), e cila ka nje vokal fantastik dhe nje look cdo dite me te perfeksionuar. Ka kohe qe look-u eshte element i rendesishem i paraqitjes skenike, qe nuk do te thote edhe i suksesit te kenges apo albumit. Eshte nje plus, per ata qe dine ta menaxhojne look-un, une do te thosha stilin. Por asnjehere dukja nuk e avancon nje kenge jo te pelqyer. Ne te kunderten, look-u mund te shkaterroje vlera, nese nje kengetare fantastike e ndrydh potencen artistike per t’u bere nje “sexy mace”. Nuk jane ne trend ekstremet, por as natyralja me tonelata artificialitet ne koke, fytyre, trup.

Shpesh kemi vene re kengetare qe ju kane imituar ne look. Pse mendoni ju e kane bere?

Sepse jam me fat te jem e pelqyer nga kolget. E pranuan, apo jo? Une kur ishoh e di qe me duan dhe filloj t’i dua me shume se ata mua, kur verej qe ndonje kolege kopjon stilin tim, strategjine e punes, te shprehurit etj. Mos harroni se edhe une kam kopjuar moskokecarjen dhe prekjen e temva tabu te Madonna-s, por ne look gjithmone kam parapelqyer “te shpik“ nga vetja, shpesh edhe dukesha ashtu, sot qesh me lot kur e shoh veten. Por gjithmone e kam pranuar qe e pelqej Madonen. Megjithate, parapelqej origjinalitetin. Asnjehere nuk ben te harrojme qe nen diell ka vend per te gjithe.

Keni menduar ndonje bashkepunim tjeter me motren tuaj Zanfinen?

Jam duke perpiluar kerkesen, lutjen dhe apelin (qesh). Varet edhe nga ajo, sepse me krijimin e identitetit te saj muzikor duhet te jem shume e kujdesshme qe t’i pershtatem, sepse ajo ka nje stil mjaft te kundert me mua, gje qe si moter e shoh sukses vetem te saj. Pastaj fakti qe per momentin eshte konkurentja ime e vetme ne shikueshmerine e klipeve, degjimin e kengeve, shitjen e CD-ve, duhet ta perdor “influencen familjare“ qe te bashkojme forcat (qesh). E kam kolegen me te mire ne skene dhe “bebushin“ tim me te dashur ne shtepi.

Ne turnete tuaja ne bote, cili ka qene vendi qe ju ka terhequr me shume?

Prisni pergjigje te tipit “Oh, nuk mund t’i vecoj, i dua te gjithe njesoj, bla bla bla”?E di qe jo! Per mua Firenza, New York-u dhe Zurich 2008 mbeten ende te pazevendesueshem; po flas jashte Kosoves dhe Shqiperise. Me imponon kur shoh publik te kulturuar.

Po ne Tirane, a keni planifikuar ndonje koncert?

Cdo muaj bej plane ne koken time, si do ta beja nje koncert ne Shqiperi. Por nuk e bej dot e vetme, pa ndihmen apo organizimin e nikoqireve. Me therrisni, pra! (Qesh)

Cila eshte endrra qe fshihni ne sirtar, ne lidhje me projektet tuaja muzikore?

Eshte zbrazur sirtari. E them me plot sinqeritet. Muzikalisht, jam realizuar me shume sesa e kam imagjinuar.

Muzika per ju eshte...

Opium kenaqesie, dhembje e krenari, e cila le pasoja te embla.

Nje kenge qe te behet hit duhet te kete...

Nje cope shpirt te realizuesit dhe performuesit.

Kohet e fundit veme re nje “divorc“ me festivalet, pse valle?

Sepse eshte me e lezetshme te duartrokas koleget sesa ta mbush dhomen ende me “hekurina”.

Ka shume xhelozi ne boten e muzikes. Si i keni marredheniet me koleget e tjere kengetare, ke mund te cilesoni si mik a mike te mire?

Harroje qe do te them klasiken “I kam te gjithe miq”. Jo, ka edhe armiq qe tani as nuk e fshehin kete fakt me si dikur. Por vertete kam aq shume miq sa ky botim nuk i ze, prandaj me quajne kengetare e suksesshme. Pa miq kengetare, nuk do isha as gjysem kengetare.

Ne momentet e veshtira qe ju keni kaluar, kush ju ka qendruar me afer?

Shume. Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Sony NRG, Genta Ismaili, qe me ka befasuar me afersine e saj, Vesa Luma, Eliza Hoxha, Jehona Sopi, Gili, Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, gjithe anetaret e Elita 5. Jane shume, o Zot! Le te me falin, nese ne kete moment nuk me kujtohen, sepse isha e corientuar. Por Zanfina ishte kolegia, personi, motra, e cila cdo lot e ka derdhur bashke me mua.

Si mund ta cilesoni gjendjen shpirterore, aktualisht?

Nje zog i lenduar qe po mundohet te sheroje plaget dhe duket qe do fluturoje perseri.

Dhe se fundmi, cfare do u thoni lexuesve te revistes “Spekter”?

Pa dashur te tingelloj servile, sepse nuk eshte tipi im, une vertete ndihem me fat qe pas kaq vitesh kam rastin, se pari, te jem e intervistuar nga nje person i vecante, bazuar ne pyetje te mrekullueshme. Se dyti, me perulesisht dua te falenderoj revisten qe me dha shansin te shprehem per publikun ne Shqiperi. Se treti, te falenderoj te gjithe ata qe ne kete moment po lexojne keto radhe.

Ju faleminderit qe me lejuat te jem prane jush. Suksese dhe fat!

If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

Filename=youtube_5lpUH9-FMCo.jpg
Filesize=3KB
Dimensions=122x100
Date added=Jul 09, 2008 Filename=youtube_wyxkwaSJdqA.jpg
Filesize=6KB
Dimensions=128x96
Date added=Jul 09, 2008 Filename=adelina~0.JPG
Filesize=21KB
Dimensions=315x297
Date added=Jul 09, 2008 Filename=Dia1~1.JPG
Filesize=126KB
Dimensions=960x720
Date added=Jul 08, 2008
Rate this file (No vote yet)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:adelina~0.JPG
Album name:Adelina Ismaili
File Size:21 KB
Date added:Jul 09, 2008
Dimensions:315 x 297 pixels
Displayed:553 times
URL:http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-27574.html
Favorites:Add to Favorites
derrty  [Jul 09, 2008 at 11:16 AM]
wow me ka mahnitur me fjalorin e saj aq te pasur dhe me fjalet e saj aq rrenqethese po duket qe lexon shum me te vertet nje intervist shum e mire xoxo
Babydance  [Jul 09, 2008 at 11:43 AM]
Per Gentin - Ku je duke e pa kete interviste ketu ne galeri ??? Kjo eshte eksksluzive nga revista spekter, ti ke vnu vetem foto ketu e jo intervisten
By Gentii  [Jul 09, 2008 at 01:10 PM]
aha po babydance ajo qenka tjeter ok na fal de se se pash haha tash e lexova e e pash kjo qenka per spekter revisten ne shqiperi ok klm ade je yll
arta prishtin  [Jul 09, 2008 at 01:59 PM]
valla yll e pertej yllit shpirt osht
BLERIM  [Jul 09, 2008 at 05:02 PM]
shum bukur a ska bre me adlinn je legjend far na dogje gjith shqiptarin an e kand botes oj delina jone a
babydance  [Jul 10, 2008 at 03:32 PM]
yll je adelinnn
BORA_ITALY  [Jul 13, 2008 at 11:15 AM]
Kam nje propozim per te gjihe fansat e Adelines anembane botes: EDHE EVET PO E SHIHNI QE EDHE GJATE TRAGJEDISE,ADELINEN FELLIQESIRAT JANE MUNDUAR TA SHKATERROJNE,TA BLLOKOJNE.AS SOT ADELINEN NUK E SHOHIM NE KONCERTE AS NE ITALI,AS SUEDI,AS BELGJIKE,AS HOLANDE,AS FRANCE,AS ANGLI,AS GJERMANI AS AUSTRI EDHEPSE PROMOVIMI I ALBUMIT DESHMOI QE ESHTE E PAZEVENDESUESHME NE SKENE.DESHIRE E IMJA ESHTE TA SHOH!!! TE AKTIVIZOHEMI DHE T'IU SHKRUAJME ORGANIZATOREVE NE CDO VEND KU JETOJME QE DUAM ADEN! TI SHKRUAJME EDHE RTK-SE,EDHE TV21,QE NUK E SHOHIN TE ARSYESHME TI JAPIN NJE EMISION LIDHUR ME PROMOVIMIN E SHUMEPRITUR TE ALBUMIT 'FENIX' PRA,NE AKSIO N *DUAM ADELINEN*.JAM ME JUVE,ME FUT NI NE KLUBIN E FANSAVE JUUUU LUTEM
Dani  [Sep 16, 2008 at 01:32 AM]
Interviste interesante, sepse Adelina e bene interesante...
Add your comment
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
albanian photo shqiptare tirana shqipria Kosovo Pics shqiperia shqip plazh Tirana pics sexy makina vajza topmodel soft nude party tetova shpat kasapi mp3 video shqip videoklipe shqiperi albanien dardania windows vista presheva futboll sexy bikini saranda albanians kosovo ilirida photos from albania big brother albania fotografi shqiptare lingerie swimwear 2008 aferdita dreshaj miss universe video clips kenga magjike ballkani filma shqiptare albanian forums komuniteti politike ekonomi biznes shkence kulture letersi teologji sporti shqiptar muzike informatike webmaster shqiptare How To Make Money OnLine vipat shqiptare video klipe shqiptare albanian wallpapers www albania www shqiperia filmime TuePlay kenge mp3 mp3 falas Mp3 Shqip muzike shqip Adelina Ismajli big painters genta ismajli foto mp3 soni malaj foto alban skenderaj foto blero mp3 foto nora istrefi foto ciljeta xhilaga foto ermal fejzullahu foto adrian gaxha photo tuna altuna sejdiu foto leonora jakupi foto gjyste vulaj foto eliza dushku gallery hot babes sexy hot lingerie Bikini & Swimwear clubwear Cars & Girls Soccer Babes Jakki Degg Actors Pics Music Celebs PussyCat Dolls gallery Jessica Alba pics Eva Longoria photos Fergie pics Rihanna pics Kim Kardashian pics Alessandra Ambrosio hot Zhang Ziyi gallery Bollywood Stars pics Scarlett Johansson photo Agim Kaba AC milan pics Ricardo Kaka photo Lorik Cana photo Ronaldinho pics Funny pics Free Cell Phone Themes filma shqip muzik humor shqip stupcat humor portokallia humor David Beckham photo George Clooney pics hot Megan Fox Victoria Beckham Pics Aishwarya Rai gallery Johnny Depp images Halle Berry Beauty Keira Knightley gallery Charlize Theron pics Britney Spears gallery Nelly Furtado pics Lindsay Lohan photos Carmen Electra Photos Angelina Jolie Images albanian top models hot chicks hot models babes soccer stars wedding bridal Big Brother Albania

Disclaimer | Klauzole | About Us | Kush jemi | Contact | Sitemap |
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, please be aware that standards for such use are higher. Any pictures featuring products or property should be used with care.
| Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates.

Albanian Photography - Foto nga Shqiperia | CPG

Sponsor

 

http://www.zeriyt.com/adv/argetimi.jpg

 

filma filmime videoklipe youtube

wallpapers screensavers sfonde sfondi backgrounds

albgaleria

arcade lojra virtuale

 
http://www.galeriashqiptare.net/net/zeriyt.jpg
 
 
 
Nga sondazhi i kaluar revistat me te lexuara u shpallen "Kosovarja" dhe "Bluetooth".