|
|
|
|
Nora Istrefi rrefehet, Jeta intime me Robertin
|
Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar.Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.
Së fundmi, në media janë publikuar disa informacione në lidhje me fejesën tuaj të organizuar në një nga restorantet me luksoze të Prishtinës. Sa e vërtetë është?
Ai lajm tashmë mund të quhet i vjetër, por mbetet i vërtetë si informacion. Ceremonia e fejesës sime me Robertin ishte më 22 maj, do thosha se është organizuar në një restorant modest në Prishtinë. Ishte një ceremoni private me familjarët dhe disa
miq tonë, pa prezencën e mediave.
Ka pasur edhe thashetheme të tjera më përpara në lidhje me historinë e dashurisë me Robertin, mund të na thoni si jeni njohur?
Gjëja që nuk iu kam kushtuar asnjëherë kohë dhe vëmendje janë thashethemet. E vërteta është se me Robertin kemi qenë në lidhje dashurie prej dy vitesh dhe se ishte djaloshi i parë në jetën time. Lidhja jonë ka funksionuar për mrekulli gjatë gjithë kohës për t`u kurorëzuar me fejesë.
U përfol se edhe mungesa juaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Fest 2008 kishte si arsye ceremoninë e fejesës, a mund ta thoni përse munguat realisht në këtë eveniment?
Është fakt që kam qenë tejet e zënë ato ditë, të cilat koinçid-uan edhe me Video Fest 2008, por nuk ka qenë vetëm koha e mangët arsye e vetme e mospjesëmarrjes sime aty. Me keqardhje e them se përzgjedhja e deri te juria e Video Fest ishte skandaloze këtë vit. Nuk ia vlen as të komentohet më tepër.
Një foto e juaja me Robertin është publikuar në internet dhe është shkëputur nga një koncert që ju keni pasur në Amerikë, pikërisht në Jeton’s Party, a ju shoqëron zakonisht në koncerte?
Deri më tani jo, sepse Roberti ka angazhimet e tij të shumta me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu.Zakonisht në koncerte më shoqëron mami im apo daja.Roberti më ka shoqëruar në Amerikë për mungesë kohe të mamasë.
Po motra juaj Nita vazhdon të të shoqërojë në evenimente të ndryshme muzikore, si më parë apo jo?
Nganjëherë edhe Nita, kuptohet kur është paksa më e lirë nga obligimet që ka ndaj shkollës. Edhe këtë e kam një mbështetëse të frytshme në punën time.
U bë kohë që mungoni në festivale të ndryshme, qoftë në Tiranë dhe në Prishtinë, cila ka qenë arsyeja?
Thjeshtë për mungesë kohe.
A keni planifikuar që të keni ndonjë koncert së afërmi në Tiranë?
Patjetër, shpresoj gjatë kësaj vere.
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Më së paku gjashtë orë, e kur jam e lirë ndodh të mos i numëroj fare orët e gjumit (qesh).
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Kohën e paragjumit kryesisht ia kushtoj leximit, ndonjëherë shikoj edhe TV. Të ngrënit në shtrat më bezdis.
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike?
Asnjëherë, asnjëherë.Jam shumë alergjike ndaj këtyre gjërave irrituese.
A është e vërtetë që para pak kohësh, keni pasur probleme me policinë në lidhje me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?
Më ka rastisur të bëj kundërvajtje në trafik dhe kam paguar gjobën e paraparë me ligj, ndërsa probleme me policinë e trafikut nuk kam pas ndonjëherë. Nuk jam natyrë arrogante.
Gazeta Panorama
|
|
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.
|
| Rate this file (current rating : 5 / 5 with 1 votes) |

|

|

|

|

|

|