text

Album list Last uploads Last comments Most viewed Top rated Login
Galeria Shqiptare > VIPs, Celebrities - Vip-a Shqiptare - Celebs > Adelina Ismaili

Click to view full size image


Adelina Ismaili Genta & Nora Kengetret Qe Paguhen Me Se Shumti Ne Koncerte Te Ndryshme By Gentii
Adelina Ismaili, Genta Ismaili dhe Nora Istrefi kengetaret qe paguhen me shume.
Stina kur ato mbretërojnë ka filluar që në qershor. E ka nga ato, që nuk bëjnë pazar me çmimin që i vënë vetes për koncert dhe kur nuk u pëlqen oferta, mbyllin telefonin pa mëdyshje. Sepse tani funksionojnë ndryshe. Në fillim të shkonin në një koncert, ishte si të realizonin një dëshirë të madhe, tani për to është si të shkelin në parajsë. Janë të bukura, seksi, ambicioze dhe nuk të falin për para. Nuk ndahen në bionde e brune, s’ka më rëndësi, por kategorizohen në seksi apo jo, ekzaltuese apo të ftohta, të shtrenjta apo të lira.


E kemi fjalën për këngëtaret tona, të cilat sidomos tani në verë rendin të kapin sa më shumë data për koncerte, të shëtisin botën dhe në fund të vitit ta mbushin xhepin plot. E kur mendon që gjithë muajt e verës ato rendin nga një vend në tjetrin, koncert pas koncerti, vjeshta padyshim që i gjen mjaftueshëm të kamura. Më poshtë keni një klasifikim në Euro, të shumë prej këngëtareve, që janë në treg për momentin.

300 EURO

Kjo shumë është minimale. Sepse në fakt janë pak këngëtaret që paguhen vetëm 300 euro për një koncert. Është kufiri minimal, që janë ende në fillimet e tyre, ose kur muzika që këndojnë nuk është komerc. Një vlerë të tillë, thuhet se e merr Kamela, këngëtarja e “Top Show-t, natyrisht, që ka dhe të tjera.
500 EURO
Nuk është pak kur mendon që ato s’është se janë të bindura se janë këngëtare të mirëfillta.Rozana Radi, e cila është marrë përsipër për t’u menaxhuar nga “Eurostar” për 5 vjet, të paktën nuk do i bëjë vetë pazaret e koncerteve.Ajo ka gjetur çelësin me këngë të nxehta, 100 për qind komerc, të cilat vlejnë shumë më
shumë sesa një këngë elitare. Rozana ka nisur stinën e koncerteve në bregdet. Në këtë çmim qëndron dhe Ingrit Gjoni, tashmë një brune e theksuar. Edhe pse mike të ngushta me Çiljetën, Ingriti qëndron pas saj përsa i përket shumës, që mund të fitojë në koncerte. Ajo është e para që bën gati videoklipin e nxehtë, gjithmonë me xhirime në bregdet. Ndërsa Zajmina Vasjari, që këngën e ka pasur ëndërr, por e ndërgjegjshme për vokalin e kufizuar, ka hyrë në treg në sajë të performancës.Shumë sensuale, si një kukull e vërtetë, nuk duhet të mungojë në koncertet e verës, pasi ajo ka audiencën e saj.Këtu hyn dhe Anjeza Branka, me ritmet e nxehta dhe bashkëpunimet me këngëtarë meshkuj.Por ajo ka mundur të qëndrojë në treg, edhe në sajë të formës së mirë fizikë, që ka ruajtur edhe pas lindjes së djalit të saj. Ardhja e djalit në jetë nuk ia ka ulur fare ritmin e jetës muzikore, me pjesëmarrjen ne koncerte dhe festivale. Gjithashtu, 500 euro kushton dhe një e kënduar nga Anjeza Shahini, e cili në fakt për hir të vërtetës, është këngëtare shumë e mirë, por më shumë për publikun elitar.Tashmë është duke punuar për nxjerrjen e dy këngëve të reja, me të cilat pritet të ndryshojë disi stil. Për 500 euro paguhet dhe Mariola, e cila ka fansat e saj, që janë këngëtarët e muzikës popullore.
800 EURO
Besa Kokëdhima, sepse ka hyrë në tregun e koncerteve si star i vërtetë. Me një zë shumë potent, ajo e vendos vetë limitim e çmimit për koncert. Me shumë pjesëmarrje në festivale dhe realisht e pëlqyer për këngët baladë dhe të gjitha ritmet e tjera, ajo duket se ka kapur tregun, dhe është tek e mesmja e artë. Kompozitorët mendojnë se është e talentuar dhe natyrisht ka gjetur një mënyrë që të jetë dhe e pëlqyer dhe e paguar. Po në këtë vlerë qëndron dhe Rezarta Shkurta, e cila ka lidhur kontratën me “Etno Engjujt”, për ta menaxhuar si pjesëmarrëse dhe në koncertet e saj në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Por
këngët me të cilat ajo merr pjesë në këto koncerte dhe që me të cilat ajo prezantohet janë: “Dj”, dhe “Matura”, dy kompozime të Genti Lakos. Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë bashkëpunimin me kompozitorë të tjerë, tashmë që do menaxhohet nga kosovari Genc Prelvukaj.
1000 EURO
Soni Malaj, merr 1000 euro për koncert sepse është në momentin e saj më të mirë. Soni udhëton shumë dhe jep shumë koncerte nëpër botë, kudo ku ka shqiptarë.Shquhet për ekspresivitetin dhe një fizkulturë të vërtetë që i bën publikut, duke kaluar në mënyrë të alternuar nga ritmet baladë tek ato R@B apo hip-hop.Po këtu qëndron dhe Eranda Libohova, sepse është në kulmin e saj. Ajo e kalon gjithë verën me koncerte, për të ruajtur balancën me pjesëmarrjen në festivale. Në këtë shifër thuhet që qëndron dhe Arta Bajrami, këngëtarja nga Kosova edhe kjo këngëtare emirë. Ajo karakterizohet për potencën dhe një lloj revolte në këngë, që në fakt publiku shqiptar e pëlqen.Tani Çiljeta. Ajo është në treg dhe mirë fare. Falë zgjuarsisë që ka treguar për të depërtuar nëpërmjet imazhit seksi, ajo ka hyrë në tregun e këngëtareve më mirë të paguara. Vajzë e ngrohtë, e qeshur, shumë provokuese në skenë dhe së fundi me këngë të mira, ka arritur të kapë këtëshumë. Por gjithsesi, ajo është kudo, sepse menaxherët e koncerteve, e dinë shumë mirë që me Çiljetën nuk dalin të humbur.Gjithnjë do të ketë publik, që do të mblidhet rreth saj dhe do ta´duartrokasë. Po ashtu e pëlqyer është dhe këngëtarja vlonjate Poni, që me turbo-folkun, ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë. E ardhur nga Zvicra, si një këngëtare që shkeli në terren të panjohur, e gjeti shpejt tregun e saj, pasi muzika popullore dihet, që nuk të lë pa gjë.
1500 EURO
Kujdes! Sepse është Elvana Gjata. Ajo vajza shumë e emocionuar e “Etheve”, tani dominon.Për zërin e bukur dhe sensualitetin e saj, Elvana ka mundur të jetë ndër më të preferuarat dhe që thirret shpesh në koncerte sidomos jashtë Shqipërisë. Kjo falë edhe bashkëpunimeve që ajo nisi 3 vite më parë me artistët kosovarë si: Getoar Selimi, i cili i përgatiti terrenin andej. Në këtë shifër qëndron dhe Greta Koçi, e cila edhe pse s’i ka mbushur ende 17 vjeç, ka fituar shumë fansa në muzikë. Ajo sa ka përfunduar një tur koncertesh nëpër Shqipëri, ndërsa vazhdon me ritëm shumë të ngarkuar, koncertet jashtë vendit.Pastaj vjen Zanfina Ismajli, e cila me vite të tëra, vuajti shumë nën hijen e famës e së motrës, Adelinës. Tani më në fund ndihet e pozicionuar dhe e pavarur. Ka personalitetin e saj, fansat dhe çmimin e vet. Po ashtu Kaltrina Selimi.Këngëtarja kosovare që fitoi pavarësinë pas ndarjes nga grupi “Hana band”, është e pëlqyer dhe kudo nëpër koncerte. Nuk qëndrojnë pas dhe këngëtaret Jehona Sopi dhe Leonora Poloska.
4 MIJË EURO
Dhe tani hyjmë në zonën e nxehtë. Janë seksi, të kërkuara dhe shumë mirë të paguara, sepse ato arrijnë të kapin shifrën 4 mijë euro. Bëhet fjalë për këngëtaret më në treg për momentin, të cilat kushtojnë kur bëhet fjalë për koncertet që organizohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Thuhet se ky është çmimi tavan për një koncert që kap vlerën 4 mijë euro. Dhe kush janë ato? Direkt u shkon në mendje që është e para Adelina Ismajli, me pretendimet në stratosferë. E pse jo, kur mendon që është ikonë, e pëlqejnë të gjithë, nuk del kurrë nga tregu. Por edhe pse shumë pas saj vite në skenë ka arritur ta kapë këtë rekord dhe Genta Ismajli, sepse ajo për të ardhur nga Amerika deri në Kosovë, e në Shqipëri e për t’i rënë botës qark, nuk e bën lirë. Shumë ekspresive, Genta thuhet se paguhet 4 mijë euro për koncerte të mira. Shumë interesante kur mendon se dhe Nora Istrefi ka arritur të kapë këtë çmim. Ajo që hyri në muzikë pa shumë bujë, tani ka arritur t’i perfeksionojë të gjitha, si pamjen ashtu dhe portofolin. E pa dyshim që çmimi mund të pësojë dhe zbritje, kur bëhet fjalë për koncerte të vogla. Por ato prapë e kanë vendosur një kufi minimal të vlerës që kërkojnë për një koncert, dhe që nuk shkon poshtë 1500 Euro. Dhe po të bësh një përllogaritje të koncerteve të tyre çdo fundjavë, besoj e kuptoni se sa të pasura që janë këngëtaret, mosha mesatare e të cilave nuk i kalon të 30-at.

Gazeta Panorama



If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property rights have been otherwise violated, please contact us and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the copyright or intellectual property owner or authorized to act on the copyright or intellectual property owner's behalf.

Filename=Adja.JPG
Filesize=47KB
Dimensions=485x360
Date added=Jul 18, 2008 Filename=youtube_rUeC3_qILK4.jpg
Filesize=3KB
Dimensions=130x97
Date added=Jul 18, 2008 Filename=adja_genta_nora_by_gentii.JPG
Filesize=49KB
Dimensions=640x543
Date added=Jul 17, 2008 Filename=ahdelinaismajli.JPG
Filesize=73KB
Dimensions=506x729
Date added=Jul 17, 2008
Rate this file (No vote yet)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:adja_genta_nora_by_gentii.JPG
Album name:By Gentii / Adelina Ismaili
File Size:49 KB
Date added:Jul 17, 2008
Dimensions:640 x 543 pixels
Displayed:504 times
URL:http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-28184.html
Favorites:Add to Favorites
miljarderi  [Jul 17, 2008 at 04:09 PM]
As 5cente nuk i kisha jep per kto tri kengetaret,e sidomos per adelinen qe ma hiq si kisha jep.nuki jan kurfar kengetre keto dine vetm mu cullaku se asgje tjetre nuk din
DRENICAJK  [Jul 17, 2008 at 05:51 PM]
ska bre si adelina valla epar edh gjithmon do jet a skam fjal a ne drenic me ardh adelina 20 ero 30 me boo hymjen hin te gjith a se keto tjret qe kan hymjen 3-5 ero hahhahaha ma nana adelina nuk boo a mpq delina a
hihihihii  [Jul 17, 2008 at 09:08 PM]
D.I.V.A mbetet e teielle.Sa mire qe gazetat e mjera nuk ia paskan qelluar asnje cmimi hihihihihihihihi
BLERIM  [Jul 18, 2008 at 08:33 AM]
gjithmon ka me kan diva e trojev shqiptre a mpqdelina sex boomb je na dogjwe valla
bl3ri  [Jul 18, 2008 at 12:15 PM]
sdi pse han fut Nora Istrefin aty nder te parat kur Nora per 1 nate te vitit te rri kendon per 1000 euro jo 4000
besa  [Jul 18, 2008 at 07:40 PM]
si adelina as njena nuk krahsohet per 5 min 3000 ero ka marr e mos fol per koncerte deri 9.0000-10.00000 no coment anom1 je dhe do jesh a
By Gentii  [Jul 18, 2008 at 10:21 PM]
qeshtu adelina ma e shtrejta kengetare e ku mbeti leonora qe pi thuni o yll ajo as per 500 euro spo knon hahahahah edhe nime mir e ki bl3ri po qeshtu ken ngazet e e qita o nejse adelina je tll i pashur ore te dua shum ahahha
organizatori  [Jul 19, 2008 at 11:06 AM]
Gent,Leonora nuk as nuk lodhet per 4000mi euro,sepse ajo kendon per 10.000 euroLeonora je yll dhe gjithmon ke me kon yll....
DRENICAJK  [Jul 19, 2008 at 03:40 PM]
hehehhehhehehhe ti organiztori ne drenic kur te vjen lenora hymja asht 1-deri 2 er o per person a edh kur te ka koncert me than as 100 vet nuk vin a --tash me ta lidh me adelinen 15-ero me kan hymja plus asj kum di ta njeri vjen a po mos me tregon ti per leunoren a adelina 3.0000 ero ka mar per 5 min a lej mos boo humor a
drenicakja-erona  [Jul 19, 2008 at 03:44 PM]
adelin gent paguheni shum se jeni mbretnesha amo nora ma e dobta
anon  [Jul 19, 2008 at 05:57 PM]
Leonora tonat te mirat i ka vetm nje te keqe e ka qe eshte nga drenica
linda  [Jul 22, 2008 at 10:39 PM]
as 1cent se kisha dhan per kto kurva jan bo krejt si ato bulgaret mare me ju ardh bre e pise kishin kon
shpirti  [Jul 23, 2008 at 12:33 PM]
ylli jon je ti o mbretnesh
BLERIM  [Jul 23, 2008 at 03:31 PM]
adelina 100 ero me pas hymjen --une per vet kish punu 1 dit edh ja kish vle a se kem legjend te gjall a nje adelina qe ma sak si delina a
lalipaki  [Jul 23, 2008 at 05:19 PM]
ahahaha gentii po adelina shkoj e u dridh para 3 burrave te martuar per 3000 euro ok ehde ate ne big borther ne show me te fliqtin qe ekziston ok ahahaha leonora eshte dhe do te jet eshte me e shtrejt se keto te tjerat se ka vler me te madhe se keto ok
feta  [Jul 29, 2008 at 02:01 PM]
sape r big-brother ps e ukjon mor e lali kaki aty sun shkon kushdo pom vjen keq qepot vjen inati se aty shkoj veten kontare qekan fam te mdha
Vigani -Pz  [Aug 21, 2008 at 11:33 PM]
me vjen gjynaf qe jemi shqiptar,as Selen Dion <as pavarot nuk kemi me te tilla skemi pse te krenohemi
tija ajmar  [Sep 01, 2008 at 12:20 PM]
GENTA ASHT MA E MIRA PREJ TE GJITHA ENGETAREVE TE BOTES VEQ KUSH JA KA INATIN BYE
Dani  [Sep 16, 2008 at 01:18 AM]
Adelina i meriton sepse ka punuar 23 vite.....
Add your comment
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
albanian photo shqiptare tirana shqipria Kosovo Pics shqiperia shqip plazh Tirana pics sexy makina vajza topmodel soft nude party tetova shpat kasapi mp3 video shqip videoklipe shqiperi albanien dardania windows vista presheva futboll sexy bikini saranda albanians kosovo ilirida photos from albania big brother albania fotografi shqiptare lingerie swimwear 2008 aferdita dreshaj miss universe video clips kenga magjike ballkani filma shqiptare albanian forums komuniteti politike ekonomi biznes shkence kulture letersi teologji sporti shqiptar muzike informatike webmaster shqiptare How To Make Money OnLine vipat shqiptare video klipe shqiptare albanian wallpapers www albania www shqiperia filmime TuePlay kenge mp3 mp3 falas Mp3 Shqip muzike shqip Adelina Ismajli big painters genta ismajli foto mp3 soni malaj foto alban skenderaj foto blero mp3 foto nora istrefi foto ciljeta xhilaga foto ermal fejzullahu foto adrian gaxha photo tuna altuna sejdiu foto leonora jakupi foto gjyste vulaj foto eliza dushku gallery hot babes sexy hot lingerie Bikini & Swimwear clubwear Cars & Girls Soccer Babes Jakki Degg Actors Pics Music Celebs PussyCat Dolls gallery Jessica Alba pics Eva Longoria photos Fergie pics Rihanna pics Kim Kardashian pics Alessandra Ambrosio hot Zhang Ziyi gallery Bollywood Stars pics Scarlett Johansson photo Agim Kaba AC milan pics Ricardo Kaka photo Lorik Cana photo Ronaldinho pics Funny pics Free Cell Phone Themes filma shqip muzik humor shqip stupcat humor portokallia humor David Beckham photo George Clooney pics hot Megan Fox Victoria Beckham Pics Aishwarya Rai gallery Johnny Depp images Halle Berry Beauty Keira Knightley gallery Charlize Theron pics Britney Spears gallery Nelly Furtado pics Lindsay Lohan photos Carmen Electra Photos Angelina Jolie Images albanian top models hot chicks hot models babes soccer stars wedding bridal Big Brother Albania

Disclaimer | Klauzole | About Us | Kush jemi | Contact | Sitemap |
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, please be aware that standards for such use are higher. Any pictures featuring products or property should be used with care.
| Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates.

Albanian Photography - Foto nga Shqiperia | CPG

Sponsor

 

http://www.zeriyt.com/adv/argetimi.jpg

 

filma filmime videoklipe youtube

wallpapers screensavers sfonde sfondi backgrounds

albgaleria

arcade lojra virtuale

 
http://www.galeriashqiptare.net/net/zeriyt.jpg
 
 
 
Nga sondazhi i kaluar revistat me te lexuara u shpallen "Kosovarja" dhe "Bluetooth".