|
|
|
|
Big Brother Albania - Arbri me nje vajze te panjohur...
|
Madalena vjen në Tiranë, Arbri në konfuzion
Del me Besartën rregullisht. Por momentin që të gjithë kujtonin se Madalena i kishte thënë “Adio!”, paparaci e fotografon këto ditë, me vajzën italiane ndërsa pinte kafe në një nga lokalet e Tiranës. E në një nga ditët e tij bosh shihet nëpër Tiranë, me një vajzë krejtësisht të panjohur.Arbri i “Big Brother”, duket se po gjendet mes tri zjarreve. Fitoi “Big Brother” por mesa duket humbi ekuilibrin shpirtëror. Një luhatje, apo tendencë për të studiuar më të mirën e vajzës që duhet të ketë në krah, edhe pse është shumë i ri, e kanë bërë të hallakatet ca si shumë këtë periudhë post “Big Brother”. Dhe kjo pas një ndarjeje të përkohshme nga e dashura italiane, Madalena, dhe lidhjes si për inat me Besartën, vajzën për të cilën për hir të së vërtetës asnjëherë nuk shfaqi simpati brenda gjatë bashkëjetesës në shtëpi. Direkt pasi doli nga shtëpia, u nis drejt Barit ku u prit me zemërim dhe ftohtësi nga Madalena. Erdhi në Tiranë për të festuar fitoren në një “party” mes miqsh, dhe si për t’u ngushëlluar pak ditë më vonë u pa të dilte hapur me Besartën. Dhe kjo një lidhje shumë publike, pasi së bashku ata frekuentonin çdo fundjavë pub-et e Tiranës. Por kur Besarta ikën në Kosovë, ai ka vendosur të dalë me një tjetër vajzë, kjo e panjohur.Mesa duket Arbri është futur në një rrugë pa krye. E tani nuk di prej cilës të heqë dorë në fillim.
Gazeta Panorama
|
|
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.
|
| Rate this file (current rating : 1 / 5 with 1 votes) |

|

|

|

|

|

|