a  b  c  d  e  f  g  h  i  j  k  l  m  n  o  p  q  r  s  t  u  v  w  x  y  z   Gallery :: Forum :: Contact Us :: Upload file :: Register :: Login

Galsh > Anonimous Galleries > Vipat shqiptare - Celebrities > Big Mama




Intervistë e Besiana Kasamit - Big Mama: Në Kosovë, si në shtëpinë time - by Lea-Pz
Këngëtarja Big Mama, në çdo paraqitje të saj kujton ndonjë skeç, por skeçi që e ka bërë të qeshë shumë ka qenë në festivalin e “Top Festit”, kur është shpërblyer me një çmim, të cilin duhej ta merrte nga Edi Rama. Prej emocioneve që kishte, ajo ishte rrëzuar shkallëve, duke u ngjitur në skenë. Thotë se në këtë sezon vere do të paraqitet me shumë risi, që beson se të gjithëve do t’u pëlqejnë”. Është mjaft temperamente dhe shumë eksplozive. Për më shumë rreth karrierës së saj dhe punës flet Big Mama në intervistën për “Kosova Sot”

Big Mama është këngëtare e suksesshme. Këngët e Bigit pëlqehen shumë në publik dhe për një kohë të gjatë ato mbesin hite. Ajo tani është e kënaqur me këtë arritje, mirëpo pretendon edhe më shumë.

“Kosova Sot”: Çfarë jeni duke punuar momentalisht?
Big Mama: Kohët e fundit, jam duke punuar në disa projekte të reja, bëhet fjalë për këngë të reja dhe videoklipe të reja. Padyshim se në këtë sezon vere do të paraqitem me shumë risi, që besoj se të gjithëve do t’u pëlqejnë. Mirëpo, tani për tani nuk dua të zbuloj konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Kur do të jetë gati çdo gjë, atëherë vlen të tregohet në publik. Shpresoj se do të kem sukses në paraqitjet e mia.

Nuk ndalem me kaq

“Kosova Sot”: Bëni udhëtime të shumta nëpër shumë vende, ku kaloni më mirë?
Big Mama: Kudo që shkoj, kaloj mirë, kudo kam miqtë dhe adhuruesit e mi, të cilët më përkrahin shumë. E kam të vështirë të veçoj ndonjë vend, sepse te të gjitha kënaqem. Por, t’ju them sinqerisht, në Kosovë e ndiej veten shumë mirë. Sa herë që jam atje ndihem si në shtëpinë time.

”Kosova Sot”: Jeni e kënaqur me arritjet tuaja deri më tani?
Big Mama: Po, jam shumë e kënaqur, krahas kushteve që i kam pasur. Dihet se çdo këngëtar në fillim të karrierës ka vështirësi dhe mungesë të kushteve, kështu që këtë e kam pasur edhe unë. Mirëpo, edhe pse jam e kënaqur, nuk do të ndalem me kaq, gjithnjë do të punoj edhe më shumë.

”Kosova Sot”: Cila ka qenë paraqitja juaj më e suksesshme?
Big Mama: Mendoj se të gjitha paraqitjet e mia i kam pasur të suksesshme. Çdoherë që më duhet të paraqitem, përpiqem të jap maksimumin prej vetes. Përveç këngës, që përpiqem ta bëj hit, unë mendoj se jam një këngëtare që i kushtoj shumë rëndësi edhe paraqitjes sime. Them se për të qenë një këngëtare e mirë nuk nevojitet vetëm zëri, kënga apo dukja. Por, për të qenë e mirë duhet të kesh zë të bukur, këngë kualitative, tekste po ashtu të mira, dukje joshëse, të përpiqesh të kesh paraqitje interesante e shumë të tjera.

”Kosova Sot”: Kujtoni ndonjë skeç gjatë paraqitjeve tuaja deri më tani në skenë?
Big Mama: Gati në çdo paraqitje kujtoj ndonjë skeç, hahaha. Por skeçi që më ka bërë të qesh shumë ka qenë në festivalin e “Top Festit”, kur u shpërbleva me një çmim dhe duhej ta merrja çmimin nga Edi Rama. Kështu, prej emocioneve që kisha u rrëzova shkallëve, duke u ngjitur në skenë, hahaha.

”Kosova Sot”: Përveç këngës, merreni me punë të tjera?
Big Mama: Për momentin, jam shumë e përkushtuar ndaj karrierës sime. Nuk kam kohë të merrem me asnjë punë tjetër, sepse kuptohet që kënga merr shumë kohë.

”Kosova Sot”: Do ta ndërronit këtë profesion me ndonjë tjetër?
Big Mama: Jeta do shumë, prandaj nuk besoj se do të mbetem vetëm me këtë profesion. Ndoshta do të shtoja edhe ndonjë profesion tjetër, por kurrë nuk do ta ndërroj muzikën me ndonjë tjetër, jo asnjëherë. Nuk besoj se ndonjë profesion tjetër do të më kënaqte më shumë se muzika.

Fotografitë e fansave me mua

”Kosova Sot”: Çfarë doni më shumë në jetë?
Big Mama: Kisha dashur që gjithnjë të mbetem në historinë e muzikës shqipe.

“Kosova Sot”: Si e kaloni

kohën e lirë?
Big Mama: Koha e lirë tek unë është shumë e kufizuar, sepse jam shumë e angazhuar me projekte të mia. Mirëpo, sadopak një kohë të lirë që e kam, përpiqem ta kaloj me familjen time të dashur.

”Kosova Sot”: Merreni me thashetheme?
Big Mama: Aspak, në të kundërtën, i urrej shumë thashethemet.

“Kosova Sot”: Kush ju mbështet në ditë të vështira?
Big Mama: Kur përjetoj çaste të vështira, gjej mbështetje te familja edhe shoqëria ime.

“Kosova Sot”: Cili është karakteri juaj?
Big Mama: Jam shumë e sinqertë, mjaft temperamente, shumë eksplozive dhe asnjëherë nuk mundohem ta tregoj veten ndryshe nga ajo që jam.

”Kosova Sot”: Si sillen fansat tuaj rrugës?
Big Mama: Ndodh që shpesh dëshirojnë t’u jap nënshkrime, më përqafojnë, më japin komplimente të ndryshme dhe kanë dëshirë të fotografohen me mua.

”Kosova Sot”: Çka dëshironi të arrini me këngën?
Big Mama: Me këngën njëherë e kënaq veten, pasi që gjithmonë e kam ëndërruar këtë. Pastaj dua të kënaq edhe publikun tim.

“Kosova Sot”: Keni ndonjë plan për të ardhmen?
Big Mama: Kam shumë plane, por nuk preferoj të flas për to. Mendoj se puna flet vetë, kështu që çdo gjë t’ia lëmë kohës, le t’i tregojë vetë ajo.

“Kosova Sot”: Ndonjë thënie për fund?
Big Mama: I përshëndes të gjithë adhuruesit e mi dhe lexuesit e “Kosovës Sot”.
K. Bajrami

Arritjet

Jam shumë e kënaqur me arritjet, krahas kushteve që i kam pasur. Dihet se çdo këngëtar në fillim të karrierës ka vështirësi dhe mungesë të kushteve, kështu që këtë e kam pasur edhe unë. Mirëpo, edhe pse jam e kënaqur, nuk do të ndalem me kaq, gjithnjë do të punoj edhe më shumë.

Muzika më kënaq

Jeta do shumë, prandaj nuk besoj se do të mbetem vetëm me këtë profesion. Ndoshta do të shtoja edhe ndonjë profesion tjetër, por kurrë nuk do ta ndërroja muzikën me ndonjë profesion tjetër, jo asnjëherë. Nuk besoj se ndonjë profesion tjetër do të më kënaqte më shumë se muzika.
Big Mama by Lea-Pz
albums/userpics/thumb_20080210_1350038523_big_mama.jpg Big Mama by Lea-Pz
albums/userpics/thumb_besianakasami-bigmama.jpg Intervistë e Besiana Kasamit - Big Mama: Në Kosovë, si në shtëpinë time - by Lea-Pz
albums/userpics/thumb_big-mama-1.jpg Big Mama Lezbike
albums/userpics/thumb_bigmammgv7.jpg

All pictures are property of their respective owners and are strictly for non-commercial use only.
GALSH is a not-for-profit organization. All advertising proceeds are used to maintain its servers.
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact us
and provide a description of the copyrighted material that you claim has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you,
made under penalty of perjury, that the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.

Rate this file (No vote yet)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
File information
Filename:big-mama-1.jpg
Album name:Big Mama
File Size:14 KB
Date added:Oct 14, 2008
Dimensions:300 x 310 pixels
Displayed:918 times
URL:http://www.galsh.com/displayimage-34357.html
Favorites:Add to Favorites
Embed URL:
HTML: Post in Blogs
BBCode: Post in Forums
albulena  Send PM Report this comment to the administrator [May 19, 2009 at 10:47 PM]

o shum e bukur je

jeta  Send PM Report this comment to the administrator [Oct 19, 2008 at 11:45 AM]

shum bre e mir je ke za fantastik loqk je bigi

Istogalia  Send PM Report this comment to the administrator [Oct 19, 2008 at 08:27 AM]

ku sa e bukur veq vazhdo tutje

Add your comment
Do not use the comments to SPAM, otherwise you will get BANNED!
Mos i perdorni komentet per vendosur reklama, perndryshe do ju hiqet e drejta te vizitoni galerine! Edhe sharjet e fjalet e pista jane te ndaluara!
Name Comment
Confirm:  
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?:
Public Galleries
Shqip
Videoklipe
Links
Galsh
© All Images are property of their respective owners. Our website consists only free public domain photos. Unless something is clearly marked as being copyrighted, you can assume it is free to use. But if you intend to use an image you find here for commercial use, be aware that standards for such use are higher. Images are by default watermarked.
Te gjitha te drejtat e materialeve te publikuara i takojne autoreve perkates. © 2009 Galsh | Theme by Artiyt | Powered by Coppermine Photo Gallery