|
|
|
ARJONI NDAHET NGA E FEJUARA ITALIANE PER SHKAK TE BIG BROTHER
|
Shpesh ngjajnë pohime të
pabesueshme dhe në fakt
nuk jemi të pritur t’i besojmë
me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi
kësaj here në ndryshim nga
edicioni i parë i “Big Brother”,
banorët kanë kuptuar se
si funksionon loja dhe cilat
janë mënyrat më të mira për
të tërhequr vëmedjen. Prandaj
dhe strategjitë që ata kanë
përdorur dhe historitë personale
që kanë treguar, janë jo
pak intriguese, ndërkohë që
nuk dihet se sa të vërteta
mund të jenë ato. Ndërkohë
Arjon Muça, njëri nga djemtë
më të bukur të këtij programi,
ka qenë mjaft i rezervuar në
rrëfimet e tij për detaje nga
jeta private dhe në prezantim
është mjaftuar, duke thënë se
ka pasur një histori të gjatë, e
cila tashmë ka mbaruar. Por
ai nuk ka dashur ta bëjë publik
një tjetër fakt, duke menduar
se e gjitha kjo është një
problem, që i takon atij dhe
vetëm atij. Ndërkohë, ne
mundëm të komunikojmë me
Bertin, njërin nga miqtë e tij
më të ngushtë me të cilin janë
frekuentuar shumë gjatë qëndrimit
të Arjonit në Itali. Ja
çfarë na ka treguar ai.
Si shok i Arjonit çfarë
mund të na thuash diçka më
shumë nga ajo që ne arrijmë
të shohim nga televizori?
Arjoni është një tip shumë
i gjallë, me energji të papara,
koshient për vlerat që ka por
edhe me këmbë në tokë. Shoh
se deri tani ai po mundohet
ta mbajë gjallë shtëpinë, duke
qenë i kudondodhur dhe
duke folur për shumë tema.
Por mendoj se kjo nuk mund
të mbetet ekskluzivitet i Arjonit,
duhet të jenë të gjithë
aktiv si ai.
A ka akoma ai për të
dhënë në atë shtëpi?
Nga jeta që bëhet në atë
shtëpi dhe natyrisht nga
prezenca e telekamerave, ai
është i kushtëzuar, pasi aty
të gjithë janë të paparashikueshëm
dhe sado i shkathët
të jesh, e ke të pamundur të
parashikosh se çfarë do të
ndodhë. Duhet të jesh me të
vërtetë shumë i zoti për të ruajtur
ekuilibrat.
Dhe Arjoni është i tillë?
Ai është tip shumë i zjarrtë,
por zjarri i Arjonit nuk
dëmton, ai i njeh mirë edhe
ekuilibrat.
Po në lidhje me femrat si
të duket?
Mendoj se duhet të lidhet
me Mimozën pasi kështu
spektakli do të jetë i garantuar.
Duke qenë mik i tij, e kam
parë edhe në marrëdhënie me
femrat. Ai gjithmonë thotë se
gjëja më e bukur që na ka
dhënë Zoti është femra. Edhe
pse i ri, ka mjaft eksperienca
dhe vetëm nëse hyn në një
lidhje, do të arrijë ta nxjerrë
këtë anë të tij kaq të veçantë.
Arjoni është tip që të bën të
biesh në dashuri, nuk mund
të ndodhë ndryshe, pasi ka
të gjitha cilësitë e duhura për
ta bërë një femër të dashurohet
çmendurisht pas tij.
Ka thënë në prezantim se
ka ndër mend një strategji.
Ju si mendoni cila është kjo
strategji?
Nuk e di, natyra e tij sportive
sikur bie ndesh me
strategjitë, madje them se po
filloi të bëjë klane, do të humbasë
pasi ai është shumë
transparent si natyrë dhe do
i duhet të devijojë shumë.
Cilat tipe femrash i pëlqejnë
Arjonit?
Atij i pëlqejnë shumë brunet,
siç është Adelajda, kavajsja.
Ndërsa Mimoza ngjan
shumë me ish të fejuarën e
Arjonit, me Roselën….
Pse ka qenë i fejuar Arjoni?
Upss! Më duket nxorra
ndonjë sekret?
Na thuaj diçka më shumë
për këtë Roselën…
Me Roselën ka rreth 10 vite
që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë.
Por duhet të sqaroj
për lexuesit konceptin e të
fejuarës. Në Itali “la fidanzzata”
është vajza me të cilën
ke krijuar një lidhje të stabilizuar
ndërkohë që në Shqipëri
kur je i fejuar, është njësoj si
të jesh i martuar, vetëm fëmijët
mungojnë për ta fituar statusin
e të martuarit. Për ne,
miqtë e tij, ajo ishte vajza e
Arjonit. Një vajzë shumë e
bukur, të cilën ai e njohu në
shkollë. Ajo ishte shumë e
dashuruar me Arjonin
ndërkohë, që nuk mund të
them të njëjtën gjë për shokun
tim, pasi ai asnjëherë nuk më
ka thënë se ka rënë në dashuri
me të, madje me sa di unë
ai akoma nuk e ka provuar
dashurinë e vërtetë. Në vitin
2006, kur familja e Arjonit u
kthye në Shqipëri, ata i kërkonin
atij që të bënte të njëjtën
gjë. Ndërkohë, u josh nga
programi “Big Brother”, por
Roselën e kishte kundër. Ajo
e dinte se çfarë efekti krijojnë
programe të tilla dhe ky fakt
e trembte, pasi popullariteti i
Arjonit në Shqipëri, mund të
vuloste largimin e tij përgjithmonë
nga Italia. Arjoni i tha
se është i vendosur për të
marrë pjesë në atë program,
duke pranuar edhe ndarjen
me Roselën..
REDONA SADIKU
Pasionet ekstreme
të Arjonit
Berti tregon edhe për të tjera
pasione të Arjonit përveç femrave.
Ai thotë se Arjoni ka studiuar,
por edhe ka punuar
shumë. Ka punuar në një studio
dizajni, por më vonë preferoi të
punonte baywach, për arsye se
paguhej shumë mirë aty. Ai
gjithashtu, është i apasionuar
mbas sporteve ekstreme dhe ka
një makinë sportive spektakolare.
Ndërkohë, ai ka ëndërruar
gjithmonë t’i futej botës së
artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë
në Shqipëri për aktrim dhe
regjisurë. Para se të futej në “Big
Brother ka pasur disa oferta nga
disa televizione si prezantues”
por nuk mundi t’i pranonte për
arsye të pjesëmarrjes në “Big
Brother”.
|
|
 |
|
|
 |
All pictures are property of their respective owners and are strictly for non-commercial use only.
GALSH is a not-for-profit organization. All advertising proceeds are used to maintain its servers.
If you believe that this photo is your work and has been copied in a way that
constitutes copyright infringement, or your intellectual property
rights have been otherwise violated, please contact
us and provide a description of the copyrighted material that you claim
has been infringed; a description of where the material is located on the
site; (the URL); your name and email address; a statement by you that the disputed
use is not authorised by the copyright or intellectual property owner; a statement by you, made under penalty of perjury, that
the above information in your Notice is accurate and that you are the
copyright or intellectual property owner or authorized to act on the
copyright or intellectual property owner's behalf.
|
|
| Rate this file (No vote yet) |

|

|

|

|

|

|
esra
|
|
|
|
|
o badihava po folni oj vajza ARJONI eshte i JEMIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
|
DINUSHE
|
|
|
|
|
arjonnnnnnnnnnnn wil you married mee?
|
geti
|
|
|
|
|
bash e keqe . shum fytyr negative .. arjoni pershtatet shum me mozen jan si engjuj
|
ADELINAA
|
|
|
|
|
PALIDHJE E FEJUMJA E ARJONIT M MIR PO PERSHTATET ME MIMOZEN
|
anonimus
|
|
|
|
|
mimoza arjoni adelajda bjordi aida lirita erjola xhuljeta ardian qetsori dritani agonii e te tjer te big brother te rejat nag ata do gjeni ktu foto video www.BigBrotherAlbania2009.SkyRock.Com
|
|
|