|
|
|
|
|
Pol Babi Modeli Dhe Protagonisti i Big Brother Albania By Gentii
|
Një vit më parë, pak para se të ishte shpallur modeli më i mirë i vitit, ato që i pëlqenin tek vetja, nuk ishin gjë tjetër veçse impresione miqsh. Por kur gjithçka u zyrtarizua, u bind se ia vlente që t'i futej si duhet kësaj fushe. Pol Babi, studenti që lë pa gojë moshatarët e tij, mëngjeseve kur hyn në Universitetin e Kamzës, realisht është shumë ndryshe. Buzëqeshjet nuk ia kursen kurrkujt, jo më për të qenë në qendër të vëmendjes apo sepse këtë ia imponon profesioni i sapo nisur, por sepse brenda është vërtet i tillë. Me një pamje njomëzaku, Pol ka nisur të aktivizohet në pasarela qysh kur ishte 15 vjeç. “Emocioni i parë që kam përjetuar, ka qenë aty nga viti i dytë gjimnaz, kur u shpalla modeli më i mirë i vitit në Rinfest. Përpiqesha të përsërisja në lëvizjet e mia atë çfarë kisha fotografuar në kujtesën time duke ndjekur Fashion TV dhe ia dola”-tregon Babi. Por kur fitoi çmimin e tretë në Mister Albania, pothuajse e ardhmja e tij ishte vulosur përfundimisht.
|
|
| Rate this file (current rating : 2 / 5 with 1 votes) |

|

|

|

|

|

|